Gjirokastritët e vjetër sot dolën që pa gdhirë për të shijuar "liri daljen"

 

Pas diteve ne karantine, te mbyllur ne “germadhe”, gjirokastritet e vjeter sot dolen qe pa gdhire per te shijuar “liri daljen”.

Per te hapur kembet, shetitjen e nisen nga nenkalaja, nje xhiro ne Qafe te Pazarit, te Kodra e Ciut dhe, si thane si u gdhive e mbeç me shendet me Kujtimin, zbriten kalldremit per tek Shemja,se atje e kane pire kafene nje jete.

Pa u afruar, i pari u bukos nga kodha ndersa te dytit, sikur te kishte ngrene blanja, i paduruar per t`i dhene doren Shemes, nuk i mbaheshin kembet.

Shemia, ne hall e ne rehatin e vet, me nje liber ne dore, la karrigen ku ngrohej ne diell dhe mbylli deren qe me pare e kishte lene dambadho.

– He mo e pe?Po ku do ta pime kafene ?
– Pifsh kembet thuaj! Nuk e she, xhang-xhing, edhe Kashahu i ka vene kyçin!
– Aha , na vajti mundimi dem, s`ka kafe sot, sikur ne qiedh te hidheç!
– Po mire mo, ne jemi me liri dalje? Vemi nje here nga Totoni?!
– Ore , do mbushesh Ti, pa shikoje oren, vjen garnizoni per nje çik!
– Mire thua , eshte me rrota kjo bote, ha ndonje pllakome qe te mos e marresh veten!

– Po une te thaç, me mire te rrinim ne germadhe, miletit u ka ikur gola.

-Si ishin me pare, barbadho, tani flasin me nojma, jane bere si te shushatur.

-Po e di c`ke , eja te ikim, t`i themi ne distance Shemes mire u takofshim dhe mblidhemi ne germadhe.

– Lere tani, mos u be kromoshqilar! Jane kohe me zarare. Nuk i biet tjetrit ne qafe, pastaj e kemi dhe shoke. Edhe doren te lire e ka,nuk shtrengohet. Mban mend,kur na thoshte: Kete e keni nga une? Eshte steke e vjeter Shemia, i pjaces, e ka pare pazarin ketu e …Edhe i lexuar eshte, e pe mo, nuk heq dore nga romanet ai!

– Mire mire po sikur afruan ata te garnizonit…

Nje udhe e di pune, i biem nga nenkubeja?

– Pse mo, eshte hapur nenkubeja?

– E mo vajti muaji, e kane bere xixe!

– Te kujtohet ai mo qe mbante nje thedheze dhe, kur e pieten:”Ç`e bere thellezen u thoshte: “ Ç`e doja thellezen, zuri buti rrezen”.

– I zgjuar gjirokastriti!

– Nga Dunavati ishte, e nderroi nje thedheze me nje bute me djathe!

– Po ate kengen mo, iku fiku tek Sadiku te pelcase Galo Xhiku, e di mo?

– Se mos na the ndonje gje te re!

– Po mire mo, muhabet bejme, thuana ti?

– Aty kam degjuar nje kenge per here te pare.

Une vij nga babai,

Tinë vije na pashaj

dhaçë e dhaçë dote s`te njoha

nguqur e bere si modha

diç me the e diçë te thaçë

korba ç`te mora ne qafe

ti ma lipe une s`ta dhaçë

– Kete te fundit e shtove nga xhepi, nuk thoshin te paret turpe …Po mire thone, mendja bene hatane ! Mos ja hip tjater here shkarpave, tanime eja te mblidhemi ne germadhe, se afruan ata…

– Pse mo, sa vjati ora?

-Ja te sho sahatin e kalase, se timin, nga vjasi e lashe ne shtepi.

– Shikome mua me mire! Po pse mo nuk e di qe sahatit i jane ftohur…E ç`me gjeti me ti…me fryve fufat me fryve!.

– Po Aidini mo, ta rregulloje, ai eshte zanaçi, burre eflatun, ku do gjejne me te mire?!

– Ke oreks ti, nuk e shikon ç`kohe eshte, xhang –xhing, po hajde, levizi kembet se tani puthu me Milon, kur te japi liridalje i Madhi do dalim.
– E ç`ë, ne te vendi, penxhere ne penxhere!

Fotot nga Sotir Minga