A do të ketë ndikim koronavirusi në jetën tonë në të ardhmen?-Ja si përgjigjen shkencëtarët

A do te kete ndikim koronavirusi ne te ardhmen ?
Eshte nje nga te shumtat pyetje qe behen tani e per te cilat ekspertet pergjigjen pa fshehur se si do te jete.

Ja se`cfare thone per nje situate te tille ne Itali, ku dhe virusi eshte jetegjate e po rremben jete njerezish.

” Ketu thuhet qe celja e shkollave të bëhet në muajin shtator, dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do të jenë krijuar kushtet e duhura. Maskat dhe dorezat parashikon për të gjithë, matje temperature përpara hyrjes në klasa, teksa mbetet problem i distancës prej një metri ndaj po mendohet për një didaktikë të përzjerë: pak mësim në klasë, pak në shtëpi. Me kohën, do të shihet më qartë,shkruan Sot.Com.al

Po spitalet? Derisa të kemi një vaksinë apo një kurë të mirëfilltë për sëmundjen, rregullat e distancimit dhe mbrojtjes në hyrjen e strukturave sanitare do të mbeten në fuqi në vendin fqinj. Gjërat mund të ndryshojnë dhe në nivel botëror, nëse do të ketë vullnet të fortë politik, thotë Walter Ricciardi, profesor në Universitetin Katolik të Romës. Në nivelin europian, thekson ai, shtrohet pyetja nësë ka kuptim organizata në formën aktuale, pa një ministër europian shëndetësie, i cili të koordinojë politikat e përbashkëta. Bota dixhitale ndërkohë po lulëzon. Teknologjia është kthyer në një mënyrë mjaft të vyer për t’u mbijetuar pasojave të forta të kësaj pandemie. Dhe duket edhe në një botë post-semundjes, kompanitë teknologjike do të ruajnë këtë epërsi, në mos do të bëhen edhe më të fuqishme e më dominuese.

Kjo përfshin firmat që nga ato më të voglat si Zoom, e deri tek lojtarët e mëdhenj si Google, Apple, Facebook e Paypal. E madje jo vetëm kompanitë amerikane, por edhe ato kineze, thotë Al Xhazira, duke theksuar se pandemia e ka rritur varësinë tonë ndaj teknologjisë”.