Situata ne qytetin Wuhan te Kines ku koronavirusi u shfaq per here te pare...
Mesohet se zyrtarë të provincës Hubei në Kinë thanë se do të lejojnë që transporti të rifillojë për qytetin e Wuhan më 8 prill, duke hequr në mënyrë efektive një karantinë masive mbi qytetin ku koronavirusi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar, raporton Bloomberg.
Njerëzit në Wuhan do të lejohen të largohen nga qyteti dhe provinca Hubei, sipas një deklarate të martën në faqen e internetit të qeverisë provinciale.
Lehtësimi i kufizimeve vjen pasi Hubei njoftoi se infeksionet e reja u ulën në zero në 19 Mars, një rënie dramatike nga epidemia që ka infektuar më shumë se 80,000 kinezë dhe vrarë mbi 3.200.
Kina në 23 janar ndërmori hapa të pashembullt për të mbyllur Wuhanin dhe rajonet përreth, duke kufizuar në mënyrë efektive lëvizjet e 60 milion njerëzve në provincën Hubei, pasi infeksionet shtoheshin jashtë kontrollit.
Masat ndaluan udhëtimin ajror dhe hekurudhor dhe kufizuan ata që mund të largoheshin me makinë, ndërsa masat më të ashpra ndaluan tubime të mëdha dhe kërkuan të mbanin banorët në shtëpitë e tyre.
Disa kritikë e panë karantinën si një qasje të dorës së rëndë pas dështimeve të mëparshme për të vepruar mjaft shpejt për të penguar përhapjen.
Zyrtarët kinezë janë duke lëvizur për të lehtësuar karantinën në hapa ndërsa rastet e reja janë ulur në zero nga një kulm i 15,000 një muaj më parë.
Hubei javën e kaluar filloi të lejojë disa banorë në zona me rrezik më të ulët të largohen nga krahina për punë. Sipas raporteve të mediave lokale , njerëzit duhet të marrin një certifikim “kodi jeshil” që vërteton se janë në gjendje të mirë shëndetësore në mënyrë që të largohen, sipas Ora Nwes.