Shqetësimi i mjekut te njohur Edmond Stojku per rreziqet nga infektimi me COVID-19 i personelit mjekësor

Shqetësim i mjekut te njohur Edmond Stojku per rreziqet nga infektimi me COVID-19 i personelit mjekësor.

Situata eshte kjo, ndersa ne Itali kanë humbur jetën disa mjekë dhe infermierë, në Shqipëri deri tani janë infektuar 8 të tillë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas tij sa më pak persona të shkojnë në spital aq më i ulët është shansi që të kontaminohet stafi mjekësor.

Shqetesimin e tij ai Ai e ka shkrehur ne intervisten qe ka dhene per Ora News Tv ku vec te tjera ka theksuar:

Mjekët specialistë dhe epidemiologë kanë theksuar me të madhe se kurimi i të sëmurit të fundit, ose të themi i të infektuarit të fundit duhet dy javë që të konsiderohet që popullata është e pa rrezikuar nga kontaminimet masive.

Pra këtu bëhet fjalë për afate kohorë dhe këto afate kohore janë shumë të rëndësishme për tu zbatuar, sepse ne nuk kemi ndonjë sistem shëndetësor, jo ne por edhe vendet e zhvilluara të Evropës, një sistem spitalor ku mund të përballojë një fluks të menjëhershëm, të madh, të jashtëzakonshëm është shumë e vështirë. Nuk është puna thjesht kapacitet teknike, por edhe kapacitet humane. Në fund farë mjekët, ne po i konsiderojmë heronj, por heronj që duam ti vrasim në një farë mënyrë.

Sa më pak të sëmurë të shkojnë në spital, aq më tepër ulët mundësia e kontaminimit të personelit mjekësor. Ne kemi shembull Italinë, ata që iu vdesin janë mbi 80 vjeç dhe me kartelë, por ama kontaminimi i bluzave të bardha ka qenë masiv. Kjo tregon që dhe bluzat e bardha duhet të kishin një vëmendje më të shtuar për mbrojtjen e vetes nga ky infeksion i tmerrshëm botëror.

Pyetjes ne kete periudhë si paraqitet situata, Stojku i eshte pergjigjur:

Frika është e pashmangshme, mediat të cilat paraqesin situata në Itali, Spanjë ndikojnë shumë në psikologjinë e njerëzve, në pasigurinë e të ardhmes, të cilët janë faktorë që ushqejnë frikë dhe janë faktorë jashtë virusit, janë faktorë që nuk kanë të bëjnë me sëmundjen virusale. Të thuash nuk kemi frikë është jo realiste, për të mos thënë që është edhe qesharake. Me pak zgjuarsi, frika mund të përdoret në mënyrë konstruktive.