Raste te Reja të Personave të Prekur nga Koronavirusi në Shqipëri

Ja te dhenat e fundit te publikuara nga Ministria e Shendetesise per situaten nga koronavirusi në Shqipëri.

Ka pasur 6 raste të reja duke e çuar totalin në 70, kane nderruar jete 2 persona dhe jane infektuar edhe 9 mjek.

Ne njoftim thuhet:

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
Tiranë 50 qytetarë; Durrës 5 qytetarë;Lushnje 2 qytetarë;Elbasan 2 qytetarë;Fier 7 qytetarë;Rrogozhinë 2 qytetarë dhe Kavajë 2 qytetare.