Shkodran Mustafi mund të gjobitet nga FA për festimin me duart si shqiponje dy krenare konsideruar si “gjest politik me duart”
Shkodran Mustafi mund të gjobitet nga FA për festimin e golave të tij pasi Arsenali hapi rezultatin kundër Cardiff City të dielën.
Mustafi i vuri dy duart dhe gishtat me shqiponjën me dy kokë, e cila është e pranishme në flamurin kombëtar të Shqipërisë.
Kremtimi i ngjashem sipas gazetave te huaja u pa dhe gjatë Kupës së Botës, kur të dy Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë gjestin me duart e tyre kur shënuan për Zvicrën kundër Serbisë.
Dyshja, të cilët janë të dy shqiptarë etnikë nga Kosova, i shpëtuan ndalimeve gjatë finaleve në Rusi, por të dy u denuan me gjoba.
Mustafi, i cili ka lindur në Gjermani nga një familje shqiptare nga Maqedonia, bëri gjestin me duart e tij si Xhaka, kur ai shënoi të dielën.
Mustafi tani mund të përballet me dënimin – në formën e një gjobe – nëse FA e konsideron festën e tij si një shfaqje të simbolizmit politik.