in

Rrëshqitje Dheu në Lagjen “Pazar i Vjetër” në Gjirokastër! Banorëve po u lëviz toka nën Këmbë kurse Rruga është bllokuar!

Në Gjirokastër duket se banorët janë përfshirë në panik nga rrëshkitjet e vazhdueshme të tokës. Pas disa ngjarjeve të ndodhura në Janar dhe në Shkurt, një tjetër shkarje e tokës ka ndodhur në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër.

 

Kjo e moshuar përjetoi një natë të frikshme kur sipër shtëpisë së saj nisën shkarjet e tokës. Gjysma e masivit të dheut i ka rënë në anë të murit, dhe oborri është mbushur me baltë.

 

 

Shtëpia ndodhet në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër dhe aty rrëshkitjet e dherave kanë filluar një muaj më parë. Të rrezikuara janë edhe banesat e tjera që ndodhen mbi pjesën e tokës që ka rrëshqitur.

 

Banorëve të lagjes po u lëviz toka nën këmbë. Kurse rruga që lidh dy pjesët e saj është bllokuar.

 

Këtë vit Gjirokastra është përfshirë nga ky fenomen në disa pika të saj. Rrëshkitje të tokës ka ndodhur në kala dhe ka patur dëmtime. Po ashtu edhe në periferi të qytetit po ndodh e njëjta gjë.

 

 

Por shkarjet më të rrezikshme janë ato të muajit Janar në lagjen “Cfake”. Nëntë shtëpi u rrezikuan të shembeshin dhe pësuan krisje të mureve dhe themeleve.

 

Më pas rrëshkitjet në lagjen “Punëtori”, një pallat pesëkatësh dhe shtëpitë rreth tij u rrezikuan.

 

 

 

Ngjarja më e rëndë ishte ajo në kodrën e Shtufit. Rruga kryesore u bllokua kurse pallati tetëkatësh thuajse është bërë i pabanueshëm./Gazetar i ABC News, Gjirokastër: Orges Sako/abcnews.al

 

What do you think?

Written by admin

Shkolla e Parë Shqipe “Liria” në Gjirokastër – Organizatorët dhe Mësuesit e Parë!

Foto në vite – Matura 1965-1966, Gjimnazistët që tani “fshehin” moshën… Mësues e nxënës bashkë!