Një nga qëllimet e klubit “Drita” të Gjirokastrës ishte ngritja e shkollës së parë shqipe për fëmijët, vendim që u miratua njëzëri nga anëtarët dhe pleqësia e klubit që e pagëzoi me emrin kuptimplotë “Liria”.
Organizatorë dhe mesues të parë të saj ishin Andrea Konomi nga Kavaja, shquar për atdhedashuri, mirësjellje dhe si mësonjës i aftë, mësuesi Thoma Papapano etj.
Në ditën e parë të shkollës, duke përshëndetur, midis të tjerave Andrea Konomi tha:
“kemi nevojë të madhe e te shpejtë per dituri, për qytetari, për mbrothësi të përgjithshme”.
Mësimi filloi në një sallë të klubit “Drita” e plotësuar me bango për nxënësit, me një tavolinë e karrige për mësonjësin, me dërrasë të zezë, në balle fotografinë e zmadhuar të heroit legjendar, Skënderbeut.
Çelja e shkollës shqipe mbeti për shumë kohë temë dite në çdo shtepi e lagje, në mbarë qytetin për rritjen e numrit të nxënësve.
I veçantë ishte dhe kontributi i mësonjësve të shkollave te lagjeve që nxitnin nxënësit të venin e të regjistroheshin ne shkollën shqipe.
Marre nga Libri “Rilindasi Gjirokastrit “Thoma Papapano” i Autorit Andon Lula: