in

Në Odanë e Grave – Aty ku Gratë Gjirokastrite Mblidhen për Festa e Gëzime, Gatime e Qëndisma, po dhe më the e të thashë…

Grate gjirokastrite mblidhen per shoqeri, festa e gezime. Më parë, më të moshuarat, visheshin edhe me kostum kombetar, te dukura e te mira dhe grate e nuset.

 

Bashke kendonin, hiqnin valle, tregonin si ato jeten, histori, punët, gatimet dhe qëndismat, krushqite dhe “dashurite”, po dhe më the e të thashë…

 

 

Kush të flasë më parë:

-Bënim më parë, të tjera gjellë e byreqe; shapi me qumesht dhe pepeku me djathe te njome, lakrori me qumesht, byreku me pete te holla, shapkati me lakra, laropita dhe saramate me flete te holle hardhie e me miell misri.

 

 

-E kalova jeten me dy pale; laj e shplaj, tani ne kohe te sotme, palë-pale, lloi- lloi, sa si nxë teli.

 

– Si këndohej kënga, nusen e çonin per te fjetur ne nje dhome me Kako Pinon. Ndënë jastëk i vinin frerin e kalit (që ta kishte gjuhen te shkurtër dhe te ishte me fre… Pastaj vazhdohej kenga:

“Kokolloni mbi sergjen,
Kërkon filanen e se gjen,
është shtrirë mbi minder,
Gjatë e gjerë e sa një derë”

 

 

– Ka qënë zakon që te zotet e shtëpisë, në të gdhirë e sipër të kujdeseshin në mënyrë të veçantë që në dritare në avlli të vendoseshin qirinjtë dhe mashallatë. Njerëzit që kalonin për punë e halle shperndanin lajmin: te filanët e gdhinë që do të thoshte dasma kishte shkuar mirë, nuk qe prishur nga ndonjë sherr…

 

– Bukuri Shena (Ganxo) thotë që shumica e dasmave gjirokastrite ne shtëpinë e dhëndërit hapeshin me këngën:

“ C`bën nuse që rri atje,

Moj pse s`vjen këtu me ne.”

 

 

– Dhosi Margarita ka thene se eshte nje kenge tjeter, ajo që çel dasmën në shtëpinë e dhëndrit.
Fillon me vargjet:

“C`bëhët në shtëpinë tënë
Gjithe valle, gjithe këngë,
Dyshemeja për të rënë…”

 

 

What do you think?

Written by admin

Odaja Gjirokastrite – Ja si Kuvendohej në Odanë e Burrave! Histori, Humor, Këngë e Valle!

Fati Juaj është te Buzëkuqi! Harrojini Filxhanët e Kafesë – Kjo Grua ju Parashikon të Ardhmen prej Buzëve…