Fshati Dervician eshte perfshire nga atmosfera festive e karnavaleve, feste popullore që rikthen ritin pagan të ndrrimit të stinëve, rilindjes së jetës dhe përgatitjes praktike për një sezon të ri punësh.
Në këtë fshat dhe fshatra te krahines së Dropullit kjo dite e shënuar është kthyer ne tradite dhe organizohet cdo vit me pjesemarrje te madhe te femijeve, te rinjve dhe te moshuarve të veshur me kostume dhe maska në fytyrë që personifikojne personazhe komike dhe ironizojnë praktika e qëndrime nga aktualiteti social e politike.
Në krye te personazheve qëndron çifti, nusja dhe dhendri, shoqëruar nga personazhe me maska dhe banore që ndjekin me kureshtje por që dhe marrin pjese ne veprimtarite e perbashketa.
Kjo feste e karnavaleve i paraprin Pashkës së Madhe Ortodokse.
Kulmi i karmavaleve eshte ritual i ndezjes se zjarrit qe simbolizon djegien e te keqes dhe mbarësinë për njerëzit. Reth zjarrit hiqen valle e kendohet jo vetem nga personazhet me maska dhe banoret pjesemarres ne kete veprimtari. Karnavalet mbyllen ne oret e para te mengjesit.
Karavalet e Dervicianit, ose te Dropullit, që “mbyllen” në qendër të fshatit Dervician janë eventi më i madh i këtij lloji që organizohet në jug të vendit dhe një festë që sjell përveç personazheve aktualë, elementë tipik tradicionale të trashëguar ndër shekuj, siç janë këmborët “për të trembur dimrin”, degët e pemëve dhe veshjet e ritualeve të caktuara rurale.
Karnavalet jane organizuar edhe ne qytetin e Gjirokastrës dhe fshatrat rreth saj, sidomos ne krahinen e Lunxherise, te Zagorise etj. Ka foto dhe materiale që dokumentojne organizimin e tyre nga vitet 1900 e larte, në kohen e Zogut e disa vjet pasclirimit por me pas ato u ndaluan dhe rilindën pas vitit 1990.