Fshati Zhulat ne krahinen e Kardhiqit eshte dëgjuar per figurën e Papa Zhulit, prijësit të Kurveleshit të shek. të XI që i njihet dhe Kanuni, e drejta zakonore e Laberisë…
Për të ka dhe këngë:
’ Lum, o bir, Petro Zhulati
Kal i kuq sa gjysëm shpati
Me Bizant të zu inati
Ç’i bëre gjithë ata trima
Me kuaj si vetëtima
Jataganët vringëllimai?
Djali i Zhulatit, skulptori Murat Keraj, jo me larg se 5 vjet më parë, ‘zgjoi’ historinë dhe i dha famë fshatit të tij me nje veper madhore ne dru. Shtatoren kushtuar figures së luftetarit dhe mendimtarit të madh zhulatas Idriz Suli, pasardhës i priftit iluminist Papa Zhuli.
Sot kjo vepër qëndron në qendër të fshatit si simbol i qëndresës dhe kuvendeve te fshatit dhe krahines.
Kjo është nje ndër punët më të vlerësuara por dhe më e madhja me gjatësi 5 m realizuar nga skulptori.
Po kush është Murat Keraj dhe veprimtaria ne art?
Ja rrëfimi i tij për gjirokastraonline:
“ Zhulati eshte fshati ku linda më 1979 dhe mora mesimet e para, ndersa pas vitit 1996 emigrova ne Greqi dhe ne Athinë vazhdova shkollën private Ergo Teknis – 2001_2006 në Viktorja-Athinë, shkollë e profilit te gjuhëve te huaja dhe artit. Nga ana profesionale u formova ne pikturë – skulpturë dhe gjuhë të huaj anglisht.
Punimet e para jane modeste po të pranuara dhe të vlerësuara në tre ekspozita në grup dhe njera vetëm te çelura ne sallonet e artit, njera nga te cilat, më e arrirë “ Vilolinisti i verber” në mermer.
Kam realizuar aty statuja te medha me mermer, si njerez e kuaj, ndersa ne dru kam realizuar Rrapin e Libohovës. Gjithmone më ka terhequr e frymëzuar tema e historisë së popullit tone dhe pasioni im jane monumentet publike.
Me kthimin në vendlindje, u mora me art dhe turizëm malor.
Nje nder veprat e mia të para dhe me permasa te medha eshte Shtatorja e Idriz Sulit, e larte, 4,5 metra dhe rreth 2 metra e gjerë. E kam vendosur ne një pozicion të ulur sipër një “guri” në shtatin e të cilit dallohet veshja tradicionale labe, fustanella, qylafi i bardhë, jeleku i qendisur me motive, brezi me kobure, kallcat dhe opingat e zbukuruara të labit.
Është skulpturë masive në dru dhe nga të vetmet në vendin tonë po që kërkon tani kujdesje që të rrojë ne vite.
Tjetër punë është dhe Monumenti ne fshatin Fushë-Bardhe i luftes se 1914 me andartet greke. Bilal Golemi po derdhet ne bronx aktualisht. Kam disa Piktura me vaj, nje pjese ekspozuar në ekspoziten time te parë në Gjirokastër ne vitin 2013 ku vend të dukshem zënë dhe Instrumente tradicionale te lashtesise.
Natyrën gjithmone e kam dashur dhe aty kam gjetur frymëzim per krijimet e mia prandaj disa vite jam marrë dhe me turizem malor ne shoqëri me turiste vendas e te huaj te interesuar per te njohur krahinen e Kardhiqit dhe me gjerë.
Mund të them që jam i pari që kam hedhur hapat e zhvillimit te turizmit malor ne krahinën e Cepos me vizita, strehim e guida.
Tek emisioni ‘Gjurmë shqiptare’ ekspozova një nga punimet e mia te realizuar tani “Ishte Akili” ku edhe fola dhe si “historian”. U ndjeva mirë për prezantimin e kësaj vepre ne dru dhe faleminderit gazetarit Marin Mema.
Punët e mia të tanishme janë disa. Po do te veçoja ‘Skënderbeu me kalë’ ashtu dhe ‘Gjin Zenebishi’, 10 metra i lartë. Bilal Golemi po derdhet ne bronx aktualisht. Jam optimist se do t`i realizojë me nivel artistik që të mbeten ne një radhë me veprat e tjera skulpturore te vendosura në Gjirokastër”.