Per ndarjen parakohe nga jeta te Edi Peshes, ish-drejtor i Sherbimeve te Transportit ne Gjirokaster, me fjale prekese dhe dhimbjeje te thelle eshte shprehur ne nje postim qe ka percjelle ne faqen e tij edhe Blendi Gonxhja, Drejtor i Pergjithshem i Sherbimeve te Transportit Rrugor.
“Respekt e nderim i sinqertë për kolegun tonë, për njeriun e drejtuesin Eduart Pesha! Shumë dhimbje e pikëllim. Natyra e bukur e Edit na gjunjëzon të zotohemi, i gjithë ekipi ynë, se do të angazhohemi për tërë projektet e punët e prera në mes nga kjo gjëmë, për ta gëzuar shokun tonë atje lart! Ahh Ed Pesha… I pupëlt kur duhej të merrnim masa ndaj ndonjë punonjësi, pasionant kur insistoje për të jetëzuar aktivitete që do bënin dashuri me hiret e Gjirokastrës tënde, tërë humor e ironi të lartë si zekatet, i rrallë sepse drejtoje me përulësi, i saktë sepse mendoje me qetësi, pozitiv, diellor, njerëzor, artist, kryeqytetar! Jemi shokuar nga ky lajm sot, edhe pse ky mot s’na habit dot më! Ngushëllime familjes! ? #RespektNgaDPSHTRR #Lamtumirë !”-shkruan Blendi Gonxhja.