Marë shkas nga Sotiraqi që po lexoj për kujtimet e fëminisë ,që është miku im i vegjëlisë dhe i Gazi Mullahit si koleg dhe nga një miku im Sotiri.Si konviktorë që ishim kemi kujtime të atij katër vjeçari ,po çoku kemi bërë dhe ndonjë çapkënllëk.Një nga ato çapkënllëqet e bëmë bashkë me Riku Hoxhën…
Një ditë nuk di si u ndodhëm te Posta në Rrugën e Elbasanit dhe aty morem një fletë bosh që e plotësoje për të dërguar Lekë.Më pyeti Riku kujt t’ja ” punojmë”? Nuk di si vendosëm t’ja bënim Ilir Lazes.Plotësuam formularin me adresën Pogradec , nga ishte Iliri. Nuk mbaj mënd shumën që kemi vënë .Unë si i pikturës ” fallcifikova ” vulën me një monedhë metalike duke e fërkuar fortë që të dallohej shqiponja dhe me një penel të hollë bëra gërmat.
Para derës ,në afërsi të menxës pamë që ishte Iliri,gjetëm një nxënës të 8- vjeçares dhe ja dërguam.Në atë moment afrohemi dhe ne të dy.
Iliri nga gëzimi nuk e dalloi vulën “fallco” dhe na tha se familja më ka dërguar para ,se kam ngelur me një 50- çe ( gjithmonë me të vjetrat) në xhep..
U nisëm të tre për tek posta.Po,para se të mbrinim në postë Iliri e mori vetë inisiativën të na qeraste nga një pastë ( se me pije nuk ishim mësuar në atë kohra).Hëngrëm pastat nga 15 Lekë secila dhe i ngelën dhe 5 Lekë.
Kur Iliri u fut më postë ,ne ecëm dhe pak se mund mos na mbaheshin të qeshurat dhe do ta kuptonte.
Kur doli ishte i nxehur dhe u ankua se dikush ja ” kishte punuar” atë reng dhe ka ngelur vetëm me 5 Lekë.Ne ndenjëm serioz dhe nuk u mor vesh se nga e kishte.