Kete bakllava ne foto e ka pergatitur Kadir Aral.Na duket ca ndryshe nga bakllavaja qe njohim e jemi embelsuar ne festa. Pra ndryshe, duket dhe nga perberesit dhe menyra e pergatitjes.
Ja perberesit dhe menyra e pergatitjes te kesaj bakllavaje:
Per brumin, 700gr miell (une perziej dy lloje miellrash 350gr nga atlas,ola super dhe miell op per byrek 350gr.) 3 veze, 10 gr kripe, 200 ml uje, 200gr niseshte misri dhe 500 ml gjalp e hequr.
Mbasi i kam perzier mire dhe brumi eshte formuar e vendos brumin ne nje qeske per 30 min te qetesohet por mos te marr ajer.
Pastaj e bej brumin rulo dhe e le perseri 30 min ne qese te qetesohet dhe nga 100 gr secilin e ndaj ne toptha , dalin 11 cope. i le dhe 30 min te tjera te qetesohen kulacet(topthat) dhe i hap me niseshte misri me pets rreth 20 cm te gjera. i le perseri 30 min dhe me pas i toll si pete me niseshte misri rreth 200gr.
Piqet ne 190 grade per 30-35 min.
Per sherbetin: 800 ml uje (i blere ose i filtruar), 1400 gr sheqer, çereku i limonit (lengu), dhe keto i zjejmë për 5min.
Kjo eshte bakllavaja, e paraqitur edhe ne kete foto. E dukur dhe sigurisht cilesore, e shijshme, embelsire mbi embelsirat, por, tani qe u njohet me kete eksperience, gjyshet dhe amvisat gjirokastrite dhe nga krahinat, le te bejne dhe ndonje krahasim, te tregojne se si e mese e bejne bakllavane.me kete ne foto ka dallim apo eshte njelloj ne forme, nga perberesit dhe menyra e pergatitjes.
Pra nese kjo ju pelqen, shprehni mendimin dhe eksperiencen tuaj ne pergatitjen e bakllavase!