Eshte ndare nga jeta ne moshen 72 vjecare Thimjo Kondi, Ish- kreu i Gjykatës së Lartë në vitet 1997 -1999 dhe ish-minister i Drejtësisë.
Thimjo Kondi lindi ne fshatin Nivan te krahines se Zagorise me 7.12.1948.Arsimin fillor e mori ne vendlindje, ate 7 vjecar ne Sheper, te mesmin ne gjimnazin e Gjirokastres.Punoi mesues (1967-1973), kreu studimet e larta ne UT Fakulteti Juridik (1973-1977).
Punoi jurist (keshilltar ligjor) ne Fier dhe gjyqtar ne gjykaten e rrethit te Fierit deri ne vitin 1982, pastaj specialist ne fushen e studimeve ne Gjykaten e Larte`82-90, drejtor i studimeve ne Ministrine e Drejtesise, 90-
93.
Ka punuar edhe si pedagog i jashtem ne Fakultetin Juridik(1982-1994).
Në vitet 1995 – 1997 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut.
Në vitet 1992 – 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
Në vitet 1997 – 1999 ka ushtruar detyrën Ministër i Drejtësisë ndersa ne vitet 1999 – 2008 detyrën Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Ka bere disa studime dhe ka mbajtur referate e ligjerata ne konferenca , simpoziume e seminare kombetare e nderkombetare. Mjaft prej artikujve te tij jane botuar ne revistat “Drejtesia”,”Te drejtat e njeriut”dhe ne shypin periodik.Ai ka marre dhe cmimin e “reformatorit” nga shoqata juridike amerikane(korrik 2003).