in

Sot urojme per Ditelindjen lunxhotin diplomat Sofokli Vasilin

Sot ka ditelindjen Sofokli Vasili, figure publike ne Gjirokaster e me gjere, matematikan dhe diplomate kariere.

Sofokliu lindi ne fshatin Dhoksat te krahines se Lunxherise dhe shkollen e mesme e kryejti ne gjimnazin Asim Zeneli me rezultate te larta .

Me mbarimin e shkolles se larte,fakultetin e shencave te natyres, dega matematike, punoi pedagog ne shkolla te Gjirokastres po me pas i vleresuar per aftesi inteligjente, profesionale dhe shoqerore nisi punen e diplomatit ne Ministrine e Puneve te jashtme.

Eshte nga diplomatet me jetegjate dhe vitet e fundit ka qene dhe Konsull i Pergjithshem i Shqiperise ne Janine.

Ketu mbante marredhenie te mira me komunitetin e shqiptareve te merguar dhe punonte me vullnet te mire per marredhenie paqesore dhe bashkepunuese midis rajonit te Janines me Gjirokastren e qytetet e jugut ne fusha te ndryshme si tregti, arsim, levizjen artistike folklorike etj.

Sofokli Vasili mban dhe sot lidhje te mira me fshatin dhe krahinen, me Gjirokastren dhe Universitetin.

Me miqte e tij ne fb vazhdon ” mesimet”me ushtrime dhe probleme per stervitjen e kujtese dhe imagjinates ne fushen e matematikes ne ndihme te matematikaneve te rinj.

I urojme Sofokliut  jete te gjate e te lumtur!

What do you think?

Written by Admini

Ju kujtohet kur thoshnim”Nesër kemi pastrim gjeneral?!”

Urim për baritonin e njohur gjirokastrit Xhelal Angoni