in

Luan Omari figurë e shquar e jurisprudencës dhe historisë së dijes shqiptare

Akademik Luan Omari është një figurë e shquar e jurisprudencës dhe historisë së dijes shqiptare. Është anëtar i Akademisë së Shkencave që nga themelimi (1972) dhe ka qenë sekretar shkencor i saj për mbi dy dekada (1975-1993), zëvendëskryetar i saj përgjatë një dekade (1997-2007). Ka qenë kryeredaktor i revistës Studia Albanica (1976-1993). Prej vitit 1992 është pranuar anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve, me seli në Vjenë. Prej vitit 1998 anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës dhe zëvendëskryetar i tij për dy vjet (2003-2005).

Është një nga zëvendëskryetarët e Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të Europës Juglindore (Association Internationale d’Études du Sud-Est Européen, AIESEE) dhe president nderi i saj; gjithashtu kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar të AIESEE-së. Është autor i shumë veprave kryesisht në fushën e kushtetueshmërisë dhe shtetit të së drejtës. Me këtë rast, për nder të ditëlindjes së tij, Komisioni i Përhershëm i Shkencave Sociale, Juridike dhe Ekonomike, pranë Akademisë së Shkencave organizon WEBINAR-in :
« SHTETI I SË DREJTËS DHE ZHVILLIMI I DOKTRINËS KUSHTETUESE NË SHQIPËRI »

What do you think?

Written by Admini

Rrotat me tel, “biçikletat”e fëmijërisë, çfarë të kujtosh më parë?!

Kujtesë/ Zbuloni ekipin kundërshtar dhe cilit vit i përket kjo foto!