in

Kujtesë/ Kryemjeshtri Koço Beruka,”karrigia e Skënderbeut”dhe grupi i artizanëve gjirokastritë që punuan në Muzeun e Krujës

Punet me gdhendje ne dru i takon sot ne shtepi te vjetra te Gjirokastres po dhe ne dyqanet e Pazarit si ate roseten qe ke mbi koke kur ulesh per kafe tek Shemja, apo ato karriget”princerore” me lule e dredha ne Odane e madhe te Turizmit e dhjetra pune te tjera, vepra arti te artizaneve me shkolle te larte te Gjirokastres.

Nje pjese e tyre sot edhe jane te shperndara ne gjithe Shqiperine, ka dhe kryevepra ne muzete dhe institucionet, me te rendesishmet ne Muzeun e Skenderbeut ne Kruje.

Shikojme kete foto e me pas flasim per kete grup te bashkuar, mjeshtra ne punimin e drurit me kryemjeshtrin e tyre Koço Beruken.

Vite me pare i shikoje dhe dy e tre here ne jave ne Turizem duke pire kafe ne odane e katit te pare dhe ne restorantin e katit te dyte duke cimbisur te qete ndonje antipaste apo role qe pelqenin me shume.

Ne ato vite, ky grup, me Koçon ne krye,skulptorin e Arteve te Universitetit te Tiranes, ndryshe nga skulptore te tjere donin me shume drurin se balten dhe gurin, ndaj dhe vite me pas u mblodhen ne nje ndermarrje te vetme qe mori emrin artistike dhe ku prodhoheshin vetem artikuj me dore, pra artizanale, punime ne dru.

Per emer dhe nam qe mori, me pergjegjes Koçon, me ekspozita ne Gjirokaster, Tirane e gjetke, kur ndertohej Muzeu Kombetar i Krujes, pra i Skenderbeut, grupi u be pjese e punes qe prodhoi paisjet e dhomave te muzeut, edhe dhomen e Skenderbeut. Ideator e modelist ishte Kocua qe edhe gdhendete ne dru si gjithe te tjeret.

Nga punet qe u vleresua me shume ishte karrigia e Skenderbeut te  cilen do ta ekspozojme nje here tjeter kur te flasim gjeresisht  per jeten dhe aktivitetin profesional,artistike te Koços qe me pas eshte vleresuar edhe me tituj e cmime, sa dime Artist i Merituar.

Grupi, jeten dhe punen krijuese pas viteve 90 te e ka ndare mes Gjirokastres dhe Janines, ashtu dhe Koçua qe ne Gjirokaster  vjen shpesh po me shume se e malli per Qafen e pazarit, odane e turizmit, shetitjet ne rrugen e nenkalase dhe sigurisht per te takuar te afermit dhe miqte.

Shendet e te mira, jete te gjate e krijimtari te mbare i urojme Koços dhe grupit te artizaneve te shquar te Gjirokastres!

What do you think?

Written by Admini

Nuk jane vetem luks i hoteleve – Ja si ti beni shpejt ne shpi brioshet per mengjes!

Kujtesë/ Orkestra Frymore e Gjirokastrës dhe nje Traditë Muzikore e Harruar…