in

“Murtaja” – Ky eshte Libri me i lexuar sot ne gjithe boten nga Albert Kamy! Ja cfare shkruan aty…

Nje nga librat me te lexuar sot ne bote qe lidhet direkt me epidemite eshte “MUrtaja” i autorit dhe filozofit Albert Kamy.

Keto dite me shume se kurre ku pandemia e Koronavirusit ka pushtuar cdo cep, shtepite botuese raportojne se ka nje bum te madh shitjesh te ketij libri. Nder te tjera aty shkruhet…

Albert Kamy…

“Murtaja, nuk zhduket dhe nuk vdes asnjëherë përfundimisht. Ajo qëndron e fshehur për dhjetëra vite… tek mobiliet ose rrobat… ajo pret me padurim në dhomat e gjumit, qilaret, tek shamitë, apo letrat e vjetra dhe kur të vijë dita për fatkeqësinë e njerëzimit, murtaja do të ringjallet dhe do të dërgojë minjtë e tij për të mbjellë vdekjen në një qytet që jeton mirë e bukur”.

Murtaja e Albert Kamy zhvillohet ne Oran, nje qytet shume i ndotur dhe i zymte Algjerian. Novela fillon me doktor Rieksun i cili gjate nje shetitje neper qytet ve re minjte e vdekur perreth tij. Se shpejti edhe njerezit fillojne te bien pre e vdekjes se papritur, ndërkohë edhe vetë gruaja e doktorit bëhet pre e sëmundjes dhe lihet të vdesë përtej mureve të qytetit. Me qindra njerëz vdesin çdo ditë.

Të vdekurit varrosen pa ndonjë ceremoni të veçantë dhe pa rituale të stërzgjatura. Teksa kufomat shtohen në qytet, një klimë mungese shprese dhe fataliteti ndihet kudo.

Qytetarët ndahen nga miqtë, familjarët dhe njerëzit e zemrës të cilët jetojnë përtej mureve të qytetit të tyre në Algjeri dhe shtëpitë të cilat kanë një të vdekur mbyllen dhe nuk dalin në publik.

Vuajtjet e këtij qyteti mund të jenë vuajtet e çdo qyteti në botë. Novela tregon reagimin kolektiv të njerëzve, përkundrejt një situate që ishte e pashpresë dhe krejtësisht pesimiste.

What do you think?

Written by Admin

Si mbahej Pastërtia në shtëpitë gjirokastrite me sapunin e Rrogozhinës, badhomën e sapunisur, finjën për pastrimin e njollave dhe…

Tregtaret e Xhamise te Pazarit te Gjirokastres, Jorgo Muka dhe historia me futbollistet e Dinamos…