in

“ Si u gdhite?” – “ Mirë, Faleminderit , Po Zotrote, si u Gdhive?! Nikoqiri Mirë, Mirë të Gjithë?!”

Miremengjesi dhe Dite te Mbare!

Ra dielli mbi Gjirokaster, mbi çatite e mardhura cepat e te cilave duken akoma sikur pikojne gjume.

Grarise si dhe cdo mengjes edhe sot i ka dale gjumi shpejt se dhe e dine, oret e mengjesit jane te ngarkuara me endrra te liga, e lumtur ajo qe del e para ne avlli e gezohet t`i thote gjitones:

” Si u gdhive?  e pastaj tjetra:

– Mire mi, po ti si u gdhive?

-Po femila, po halle Xhikua si u gdhi, Me mire eshte tani? Mos u merzit se do t`i shkoje! Ja ashtu dhe tezja me kolle, po e hodhi;;;”

– Po mese mi?”

– Me raki te perveluar dhe gargare me sode. Te kujtohet mi kur ishim te vogla?Vinte infermieri, Timole Bashari per gjelperat dhe i thoshte Anese: Gargare me sode eshte ilaç per griket!’.

– I paharruar, vinte tjetri ne cdo kohe, ne daç ne shi, ne daç ne bore, me kembe ne male te Manalatit!”

– Se me doli nga mendja, po ata nga Filadelfia, si jane mi, ke folur ne telefon?

Tani vazhdoni se kam vene xhezvene ne prush!…

What do you think?

Written by Admini

Presidenti i FSHB Florend Kalivopulli ” Edhe Boksieri Rexhildo Zeneli me Fitore në Londër”

Kujtesë/ Ishte Dikur Reparti i Shportave që u bë Ndërmarrje dhe e Nisën ata që tani tek Përroi i Çullos shesin Plaçkat e Botës…