Titulli, ne krye te shkrimit, eshte nga shprehjet me te zakonshme ne bisedat tona. Lidhur me kuptimin dy gjirokastrite ndajne mendime te ndryshme ndersa cimbisin nje antipaste te thjeshte ne “ dimeroren” e Kujtimit afer me Klubin e Gjuetareve.
-Te kam thene,po ti nuk me degjon, kur ke lekun e hedh shurren perpjete! Te kujtohet Filani?
-E cë,ki sa te duash! Ai filani nuk do t`i marri me vete! Bota do t`ia hane ! E ke degjuar ate shprehjen, kova plot, po se ha dot?
– Po ti e ke degjuar ate tjetren, Ai qe ka per sot ka dhe per mot? E ka thene dhe labi, kush ka gjënë, ka dhe zënë.
-Degjome mua: Ai filani nuk e ka marre kete bote me tapi. Sot eshte, neser nuk eshte. Ç`me duhen te shumat, sa per bela, dhimbje e kokes jane, i ke sot, te avullojne neser! Nuk e shikon c`behet? Si i thone mo, OFL ?!
Keshtu vazhduan, me muhabete per te shkuar kohen.
– He si thua, do ta pime dhe nga nje?
– Mire mo, paguaj te parat, te dytat jane te miat!
Te dy u ngriten pa guxuar te benin porosi tjeter se ishin holle nga meset dhe nuk shikonin mire nga site.
Si thoni te kujtojme ca nga ato shprehjet qe lidhen me lekun?