Zhvillimi i Zejtarisë në Krahinën Malore të Zagorisë!

Zejtaria ka qënë e zhvilluar edhe ne mesjetë per plotesimin e nevojave te banoreve kryesisht per vegla te thjeshta pune, orendi e stoli.

Nga Pukëvili msojmë se krahina ka patur artizanë shëtitës, ndersa ne gjysmen e dyte te shekullit të 19-të, ne disa fshatra kishte zejtare ne përpunimin e metaleve ne punishte te thjeshta që merreshin me shume me meremetimin e orendive shtepiake po dhe te armeve, te gjahut sidomos.

Ata merreshin gjithashtu edhe me punimin dhe tregtimin e strallit ne Janinë e gjetkë që shërbente si lendë e parë për pushkët me strall.

Zejtarët zagoritë sidomos ata atë fshatrave Zhej, Hoshteve, Topovë e Ndëran janë shquar edhe ne zbukurimin me dru te latuar te kishave dhe shtepive te banimit, në artin e endjes dhe te thurjes se tekstileve, qëndisjes se kostumeve, zbukurimeve me baker e argjend, prodhimin e gunave etj.

Nga vitet 30 e larte te shekullit te kaluar gati ne cdo fshat ka patur fshatarë që ushtronin profesionin e kepucarit, rrobaqepësit etj.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com