Tek Stolat e Nënkalasë, ku të Dashuruarit e Djeshëm fshehnin Dashurinë, ndërsa Shënvalentinasit e Sotëm “në qiell të hapur” Puthen dhe në sy të Botës!

Në Rrugën e Nënkalasë, poshtë saj, është një bregore e pyllëzuar, plot gjelberim në të gjitha stinët,vecanërisht në pranverë dhe verë.

 

Dikur vendi ishte dhe më i gjelberuar dhe i ngarkuar me peme te larta, akacie me shume, lulet e bardha te te cilave dukeshin si shamitë e bardha të nuseve. Në pranverë dhe verë, gjatë ditës mbushej nga zerat e femijeve te lagjes, ashtu dhe nga te moshuar që pushonin nen hijet e pemeve dhe luanin domino.

 

Nga vitet 70 aty u bene dhe sistemime te mjedisit, u vendosen stola nen e mbi rrugë. Stolat jane ndruar disa herë, janë dhe sot, po jo si të parat, me lule hekuri.

 

Këtu,në Rrugen e Nënkalasë, frekuentues, në oret e vona te mbrëmjes, nuk ishin më femijët dhe te moshuarit, por ciftet, te dashuruarit e qytetit që, me hap të qetë e me kokë pas, zbrisnin ne “kuvli”, në “zonën e ndaluar”.
Kjo ndodhte cdo mbremje.

 

Sic thuhej, në vetmi e paqe, fjalë nën zë trazuar me pëshpërimin e lehte te gjetheve dhe vështrimet e pafjetura të zogjve te fshehur në ferrat e guvat, i “ nxirrnin sytë njëri tjetrit”.

 

Megjithatë në raste te vecanta të dashuruarve u prishej qetësia. Mbi ta, tek karrekllat, sic quhet dhe sot vendi, femijet e lagjes, ca nga inati e ca nga xhelozia që nuk “luanin” dot si ata, këndonin e thoshnin fjalë turpe po pa zënë ne goje emra, edhe pse ciftet i njihnin, abone në “ fole të dashurisë”. Kishin dhe nje inat tjeter. Kur shkonin per te lojtur, “shtëpitë”, me gjethe të shtruara i gjenin te trazuara, jo ne vendin e tyre. Kjo i mërziste dhe më shumë.

 

Ky vend, i rehatshem dhe i qetë për ciftet mbeti i tille per shume vite,i mbushur me shume dashuri dhe me asnje ngjarje te dhimbshme. Nuk mbahet mend asgje e tille. Aty dashurohej dhe flitej edhe per ditelindje e ngjarje te tjera te shënuara intime, shkembeheshin dhurata edhe per diten e shenuar te Shen Valentinit, e ndaluar të festohej, por e njohur dhe e ndricuar ne shpirtera te lexuara dhe te kulturuara që Gjirokastrës nuk i kane munguar ne cdo kohe e sistem, edhe ne ate qe shkoi.

 

Edhe disa vjet pas 90-tës ky vend i dashurise se fshehtë mbeti i tille po me pas e tani i pa frekuentuar. Per te dashuruarit e sotem nuk eshte strehe e ngrohte sic ishte për të dashuruarit e dikurshëm që nën hijen e drurëve ëndërronin edhe nje shtëpi druri që u tha po nuk u ndërtua kurrë.

 

Ndërsa ndonjë nga ciftet e parë ulet dhe sot tek karrekllat e Rruges Nënkala me veshtrim plot mall për “ folenë “ e dashurisë së parë, me shenvalentinasit e sotem ndodh ndryshe. Ata shfaqen të qeshur e te gezuar. Në “qiell te hapur” , ne driten e diellit pa kërkuar vende të fshehta, urojnë njëri tjetrin dhe duke u puthur në sy të botës.

S`janë një e dy. As e fshehin as e mbulojne dashurinë. Të lirë festojnë dhe Shën Valentinin. Kohë tjeter ka ardhur!

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com