"Stolitë e Antigonesë" - Veprimtari e Pritshme në Prag të Çeljes së Sezonit Turistik!

Në parkun Arkeologjik te Antigonesë në krahinën e Lunxherise te Gjirokastrës po behen përgatitje per veprimtarinë e pritshme në mesin e muajit maj të titulluar “Stolisjet e Antigonesë”.

Sipas drejtuesit të ketij parku, Shkëlqim Guçe është momenti i rifreskimit të tabelave orientuese në gjuhët shqip dhe anglisht, përmiresimi i rrugeve drejt monumenteve, prerjen e bimësisë në Akropol, rregullime e sistemime në Kullën Lindore, Portën Veriore dhe atë Jugore, në mjediset e murit rreththues të qytetit antik të Antigonesë etj.

Janë Pastruar dhe mbahen në ‘vëzhgim’ të përditshëm nga mirëmbajtësit dhe Kisha Paleokristjane ose Mozaiku, Agoraja, Blloku i banesave, agjja e zejtarëve, shtepia e karrocierit, lekurepunuesit si dhe kisha e Shën Mëhillit ne Akropol të evidentuara si destinacione të mirë vizituara nga turistët e huaj.

Tregues për këtë janë pershtypjet e tyre në librin e vendosur në Shtëpinë e Arkeologut.

E gjithë kjo parapërgatitje i sherben aktivitetit promovues të titulluar “Stolite e Antigonese”, ideuar nga drejtuesi i Parkut Shkëlqim Guçe me rastin e çeljes së sezonit Turistik që do organizohet ne mesin e muajit Maj të këtij viti.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com