Sot Gjirokastra do kishte 3 Teleferikë në linjën “18 Shtatori -Këcullë -Kala -Turizëm” nëse do të Shfrytëzohej...

Vendosja e teleferikëve në pika të ndryshme te qytetit te Gjirokastrës ka qenë një ide e shumë diskutuar por e pa realizuar dhe sot e kësaj dite.

Mundësitë per të vendosur një linjë të tillë kanë qenë por dhe nuk janë shfrytëzuar.

Ja nje rast:

Më 9 Qershor te vitit 1986 Gjirokastrën e vizitoi Kryetari i Bernës së Austrisë (i votuar në 3 legjislatura) së bashku me gruan e tij.

Ai mbeti jashtëzakonisht i befasuar nga pamja magjike dhe vlerat e pakrahasueshme muzeale të qytetit. Erdhi për një 1 ditë dhe e shtyu vizitën dhe 2 ditë të tjera. Ai nuk la muze, shtepi karakteristike, lagje te qytetit pa shkuar; drekoi ne Turizëm dhe Këcullë.

Gjatë takimeve me autoritetet lokale, ai u shpreh i gatshem per te vendosur lidhje binjakëzimi si dhe per te ndertuar 3 teleferikë për levizjen e turistëve nga “18 shtatori” ne Këcullë, nga Këculla në Kala e nga Kalaja në Turizëm.

Ky propozim u përcoll në qeveri e nga ku erdhi pergjigja:

“ ..se kishin interes vetem për Shkodrën”.

Me Kryetarin e Bernës, njëkohësisht pronar i ndertimit të teleferikëve, u kontaktua me pas nepermjet ambasadorit shqiptar ne Vjenë Engjëll Kolaneci, por marrevshja nuk u arrit mbasi miku austriak, dashamirës i Gjirokastrës, së bashku me gruan humbi jeten në një aksident automobilistik.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com