Shëtitje me Shkollë - Ju kujtohet kur Merrnim “bukë me vete”?!

Shëtitjet me shkollë kane qëne nje tradite e hershme ne qytetin e Gjirokastrës. Në shumicën e rasteve ato bëhëshin te organizuara mbi bazen e programit te shkollave.

 

Si ne kohen e Zogut e me pas ne krye te ketyre shetitjeve ishin mesuesit kujdestare te cilet kujdeseshin që gjate shetitjes te mos ndodhte asgje që te prishte atmosferën.

 

 

Shëtitja me shkolle ishte dite e bukur dhe e veçante me plot mbresa per cdo nxënës. Ne cdo klase porosia e mesuesve ishte kjo

“Nesër kemi shetitje me shkollë dhe mos harroni merrni bukë me vete!”

 

Përgatitjet fillonin që nje dite me pare.

 

Nënat përgatitnin ‘gjera të mira’, ato që kishte shtëpia, petulla, byrek, qofte, sallam, veze te ziera, karkanaqe, ndonjë frut etj.

 

Shëtitjet me shkollë frekuentoheshin nga te gjithe nxënësit. Mungonte ndonje që ‘ishte i pamundur’ dhe askush nuk merrte raport mjekesor sikunder ndodhte per te mos ardhur ne shkolle.

 

Nga klasat e para ne te 7-tat, kur shkolla nisej per shetitje, ne krye te cdo klase ishin mesuesit. Shkollat për shëtitje shkonin në disa vende.

 

Shkolla Naim Frasheri shkonte me shume në Kodrat e Teqese së Zallit,ne Leknjas, ne Këcullë dhe tek Manet e Manalatit.

 

Shkolla “29 Nëntori’( Cajupi) në Topullaraj, tek Fushe e Aeroplanit, tek Ura e Vjeter dhe Plepat e Ures së Re, etj.

 

Shkolla Urani Rumbo dhe Koto Hoxhi ne Kodrat e Teqese te Baba Manes, ne Virua etj.

 

Kur organizoheshin shetitje te gjitha shkollat bashke shkohej në fshatin Mashkullore tek Rrapi historik dhe Hauri per te perkujtuar Luften e Cercizit me shoke.

 

Vende të preferuara kanë mbetur dhe sot Parku i bukur i Viroit dhe këculla.

 

Shëtitje organizoheshin edhe ne Mal te Gjerë, ne Dhoksat, Libohovë etj.

 

Orët ne shetitjet me shkollë kalonin te gezuara me plote lojra por dhe me dreken e perbashket me ushqimet e mara me vete që ‘trazoheshin’ te gjitha bashke.

 

Ishte me te vertete bukur!

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com