Orenditë Shtëpiake Karakteristike që Sot nuk i Gjen as për Kujtim!

Çdo shtëpi e vjeter ne Gjirokaster dhe fshatra të saj, ka patur orendite shtepiake për gatim, për ushqim, për larje etj. Shumë nga këto sot nuk i gjen as dhe per kujtim.

Burrat e gratë e moshuara kur mblidhen dhe thone:

“S`kam dhe një paisje nga shtepia e pare, nga shtepia e jetes!”.

“Sa do dëshiroja te kisha dhe nje cimbidh, dhe nje tigan, dhe nje filxhan” –thotë një tjetër.

I ankohen kështu vetes kur janë përgjegjës vetë për ‘flakjen’ e tyre. Të mburrur e të kënaqur janë ata që i kanë ruajtur dhe i përdorin, i kanë dhe për kujtim.

Po cilat orendi shtepiake kane qëne me te perdorshme?

Po ju tregojme paisjet që mbaheshin ne shtepite zagorite.

Sipas Koço Mandit, njohes i traditave te krahines se Zagorise, çdo shtepi kishte furren e saj per pjekjen e bukës që piqte 1-2 tepsi ose ndonje me e madhe edhe 8-10 tava.

Për pjekjen e bukes sherbente edhe saçi që përdorej kryesisht per pjekjen e byreqeve, tepsive me patate e zarzavate, ndersa per hapjen e peteve perdorej péci (ne Gjirokster thuhet okllai);

Voza e drurit per hedhjen e veres, djathit dhe pastermase;

Talëre dhe bucela për tundjen e qumeshtit per nxjerrjen e dhallës dhe gjalpit;

Filici per tundjen e qumeshtit, i larte deri 1,2 metra.

Pajisje te tjera te shtepise zagorite:

Gjyma uji, pjata, lugë, pirunë, gota uji, filxhanë kafeje, xhezve per kafe ose qumesht, tenexhere te madhësive të ndryshme, pjatanca te vogla e të mëdha për të servirur, bucela uji etj.

Nëse kemi harruar ndonje gjë mund të na e thoni të dashur miq. Më pas do të shkruajmë dhe për paisje të tjera shumë të përdorura në shtëpitë Gjirokastrite.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com