Ngjarje në Durrës- Digjet Një Mjet, Dyshohet se Eshtë Djegur Aksidentalisht

Të shtunën gjatë pasdites një mjet u dogj në qytetin e Durrësit. Balkanweb raporton se mjeti i djegur ishte në pronësi të shtetasit Ndrec Pjetri.

Ai mban aktualisht postin e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës.

Sipas raportimeve të para dyshohet se makina është djegur aksidentalisht. Një defekt elektrik në mjet dyshohet se shkaktoi zjarrin në makinën e Pjetrit.

Mjeti është shkrumbuar i gjithi. Forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com