Në Pashkë të Madhe, Vajzat dhe Nuset e Reja Stoliseshin me Veshjet e Nusërisë dhe...

Në Labovë të Madhe dhe Labovë të Vogël te Zhapës, krahinë në rrethin e Gjirokstrës, Pashka e Madhe, shumë e shumë vite përpara, festohej në këtë mënyrë:

 

Ajo binte ne prill dhe niste me Javën e Madhe, nje jave ceremoni dhe përgatitje. Pas te Premtes së Zëzë, të Dielën e Madhe kisha mbushej me te rritur e femije që prisnin me padurim sa te thuhej fjala e madhe “Krishti u ngjall” e pastaj dilej ne rruget e fshatit.

 

Sa gdhihej në Kishën e Labovës së Vogël- burra, gra e femijë visheshin me rrobat me te mira dhe ndiqnin ceremonine ne kishe.

 

 

Vajzat dhe nuset e reja stoliseshin me veshjet e nusërisë, duke mbushur duart, gushën, veshët me florinj, vathtë dhe unaza. Dhe me radhë e pafund hiqnin vallet e kënduara:

 

Ditën e Pashkës së Madhe,
Moj Zog-o, mes holl-o
Që luan pëllumbi valle
Moj zog-o, mes holl-o …

 

Kush te dallohej, te kercente me bukur, si në garë festivali. Më të moshuarit e te vegjlit benin sehir.

 

Me afrimin e kohës së drekes, shkohej ne shtepi ku i priste një tryezë e shtruar me mish te pjekur, vere e gatime te tjera si byreke me lakra te egra, kulaç, dhiple, karkanaqe e ne mes te tyre vezet e kuqe të pashkës.

 

Kur koha ishte e mire, me diell, festohej edhe fshatçe, secila familje me gatime po bashke në urime, këngë e valle që vazhdonin deri në të ngrysur.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com