Kroi i Premtos dhe Krojet e tjera që mungojnë në lagjet e Gjirokastrës

 

Per moshat e vjetra çezma kryesore ne Qafe te Pazarit dhe ne periferi te zones karakteristike te Gjirokastres ka qene Kroi i Premtos, ngjitur dhe sot me furren nga kroi mori emrin e njerit prej furrtareve, Petro Xhorit nga Labova e Zhapes.

Moshen e çezmës me kete emer nuk e dime te sakte dhe, kush e di le te na shkruaje.

Mundet te jete ndertuar dhe 210 vjet me pare kur erdhi uji ne Gjirokaster me ndertimin e ujesjellesit qe ndertoi Ali pashe Tepelena ose dhe me sakte ne kohe te Zogut ose ne kohe te Italise.

Çezma ne natyre, si Kroi i Premtos ku njerezit ne vere vinin buzet per te shuar etjen, ka patur gati ne çdo lagje te Gjirokastres, si ajo ne rrugen e Hazmuratit nen godinen e Gurgait (Hotel Kalemi sot), ne lagjen Pazar i Vjeter, ne Manalat, ashtu dhe ne te tjerat.

Asnjera nuk ekziston!

Ne sistemin e kaluar ato u mbyllen me urdher. Arsyet pse u mbyllen edhe mund te arsyetohen, nga mungesa e ujit dhe kursimi, por tani qe ndodhemi ne nje realitet te ri edhe mund te hapim nje diskutim.

Me ndertimin e ujesjellesit te ri sasia e ujit te pijshem eshte rritur dhe njerezit jane ndergjegjesuar per mos shperdorimin e tij, ndaj mendojme se ka ardhur koha qe Kroi i Premtos e krojet e tjera te mund te ngrihen dhe te funksionojne, ca me shume Kroi i Premtos qe, siç mbahet mend, dallonte nga ndertimi dhe paisjet e veçanta, ishte vlere e shtuar midis objekteve ne pejsazhin arkitektonik te Qafes se Pazarit.

Si thoni, nuk eshte mire te diskutojme dhe ata qe kane ne dore te vendosin per ringritjen, ri funksionimin e tyre?

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com