Kjo recete e çajit te kamomilit ne vere, pervecse ju freskon edhe....

Bima e Kamomilit është nje bimë barishtore njëvjeçare që rritet në vende si livadhe dhe fusha. Pervecse eshte nje lule shume e bukur e cila i jep nje pamje ndryshe dhe ballkoneve tona lulja e kësaj bime, përdoret në mjekësi si qetësues i sistemit nervor, kundër sëmundjeve të lëkurës, gjithashtu ndihmon në aktivizimin dhe fuqizimin e sistemit të imunitetit. Po ashtu nga kjo bimë bëhet pije e njohur me të njëjtin emër duke zier me ujë lulet e thara të kamomilit.

Por, le te ndalemi me teper tek vlerat e rrendesishme qe ka kamomili ne permiresimin e shendetit tone.

Nxit gjumin
Pijeni një filxhan me çaj kamomili 30 minuta përpara se të shkoni në shtrat.
Çaji ka efekt qetësues dhe largon shqetësimet që të lënë pa gjumë.

Për një imunitet të fortë
Nëse prekeni rregullisht nga gripi apo e ftohura, atëherë pini një ose dy filxhanë me çaj kamomili në ditë.
Ky çaj shkatërron ndjeshëm bakteret e këqija në organizëm.

Ul sheqerin në gjak
Kërkimet shkencore konfirmojnë se pirja e një ose dy filxhanëve me çaj kamomili është një mënyrë efikase për të nivelin e sheqerit në gjak, përmirësuar shikimin, nervat dhe funksionin e veshkave.

Irritimet e lëkurës
Të djegurat nga dielli, njollat, ekzema, dhe pickimet e insekteve mund të zbuten dhe kurohen me çaj kamomili.

Migrena
Sapo të ndjeni trokitjen e migrenës, pini një gotë me çaj kamomili.
Është e rëndësishme që ta pini çajin kur dhimbja sapo ka nisur dhe jo kur ajo është në kulmin e vet.

Përdorime të tjera të çajit të kamomilit
Me çajin e kamomilit ju mund të bëni banjë, ta përdorni për gargare kundër inflamacionit në gojë dhe fyt por edhe ta përdorni në avull.