Kjo është Shqiponja Bukuroshe që u Shpëtua Fatmirësisht nga disa Gjirokastritë dhe AWRT

Gjesti fisnik i gjirokastritëve, gjejnë të plagosur shqiponjën e malit dhe e shtrojnë në spital. Paguajnë gjithçka vetë!

Disa persona nga Gjirokastra kane bërë një gjest mjaft human për një shqiponjë mali të cilën e kane gjetur të plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale të bërë nga faqja Albanian Wildlife Rescue Team shkruhet se shqiponja e malit (Aquila chrysaetus) është gjetur e plagosur në gjendje të dobët fizike nga disa qytetarë në Gjirokastër.

Postimi i plote ne FB:

Ndërkohë bëhet me dije se menjëherë kanë filluar seancat e mjekimit të plagëve dhe rimëkëmbja e gjendjes shëndetësore të shpendit, i cili do të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve deri sa të jetë i gatshëm për të fluturuar sërish.

 

Shqiponja e malit ka pësuar një rënie shumë të fortë të popullates vitet e fundit. Ky është një shpend mjaft i dashur për të gjithë shqiptarët, pasi eshte edhe ne flamurin tonë kuq e zi./zgjohushqiptar.info

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com