Këngëtarja Bebe Rexha vjen Personalisht në Shqipëri për të Ndihmuar Familjet e Prekura nga Tërmeti

Kengetarja e mirenjohur Bebe Rexha sapo ka mberritur ne Bubq e shoqeruar nga aktori Bes Kallaku dhe vajza e presidentit Ilir Meta, Bora.

Ndersa beri thirrje per donacione ajo theksoj se njerezit kane nevoje me shume se kurre per to. Nese nuk ndihmojme njeri- tjetrin askush tjeter nuk mund te na ndihmoje, – u shpreh ajo. Eshte koha te behemi te gjithe bashke.

Bebe Rexha deshiron ta ndjek procesin e ndertimit te dy shtepive nga fillimi deri ne fund, gjithashtu ajo do perfshihet edhe ne ndertimin e shkollave.

Keto jane ditet qe njerezit kane me shume nevoje ‘,- është shprehur Bebe Rexha për gazetarët.

Bebe Rexha: “Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.

Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj.

Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë. “

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com