Jorgo Bllaci - Poeti i Dashuruar me Fshatin e tij Karjan, e për të cilin Fan Noli ka thënë...

Kujtesë/ Fshati i vogël që lindi një poet të madh të natyrës dhe dashurisë për të cilin Fan Noli ka thënë : “Jam i lumtur që pyjet e mëmëdheut paskan bilbila të rinj që aq bukur ligjërojnë…”

Karjani ështe një fshat i vogël në krahinën e Lunxhërisë të Gjirokastrë ku 80 vjet më parë ne vitin 1938 lindi Jorgo Bllaci, poet, shkrimtar dhe përkthyes.

Dashurinë për fshatin e tij te lindjes poeti Jorgo Bllaci e ka shprehur edhe ne keto vargje:

Ku gur më gur guguçja rri këndon
Dhe këng` e saj jehon nëpër lugina,
Në gjoks të shkëmbit t`egër lulëzon,
dhe kundërmon me erë trëndelina.

Jorgo Bllaci mbetet ndër poetët më të mirë të vendit. Studioi për Gjuhë-Letërsi shqipe dhe ka punuar së pari mësues e pastaj përkthyes.

Pas burgimit për arsye politike më 1964-1967 Bllaci u detyrua të punojë si punëtor ndërtimi. Më 1990 u kthye përsëri në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.

Ai është autor i disa vëllimeve me poezi, ndër të cilat “Ligjërimet e Pyllit”(1964) dhe “Epika e trëndafilave”(1990). Gjithashtu ka shqipëruar vepra poetike autorësh të njohur, si Shevcenko, Pushkin, Esenin, Gëte etj si dhe vepra në prozë, midis të cilave romanet “Rudini” dhe “Ujrat pranverore” të Turgenievit, si dhe disa libra me poezi për fëmijë.”

Pas 90-tës punoi si përkthyes, botues, disa vjet diplomat në Moskë ku aty, ne fund te vjeshtës të vitit 2001 u nda nga jeta, ne moshën 62 vjecare.

Më 2004 si figurë e shquar e lëtërsisë shqiptare i jepet urdhëri “Mjeshtër i Madh”.

Ja disa poezi të poetit Jorgo Bllaci:
***

Kaq deshira ne po mbajme fshehur,
sa dhe vetes trembemi t’ia themi,
rrugeve te jetes,si te dehur
endemi dhe s’dime se ku vemi…
1957(19vjec)

***

po nga mjegull’ e kohes se ikur,
ndodh qe shpesh ndonje ze na jehon
mallengjenjes,i larget,i mbytur,
dhe padashur ne shpirt na trishton…
1960

***
…………………………………
ja keshtu,moj mike,qenka jeta:
ndodh qe nganjehere,per cudi,
lodhet prej mesimeve te veta
edhe behet foshnje ,porsi ti .
……………………………….
1961

***
………………………….
ne vitet tona,s’duhet te genjejme
me lote shpirtin,se s’ia vlen,vella,
qe dashurine e vogel ta shperblejme,
keshtu si ti ,me dhembje te medha!
1963

***
dy hapa larg,e vite per t’arritur
atje,ku per cdo cast na vete malli,
atje,ku bujarisht fal jeten diell’ i ndritur,
atje,ku po na qajne per se gjalli.

dy hapa larg,vella,dy hapa larg,matane
pas mureve te lagesht e te erret
po na vajton liria,qe prej saj na ndane,
sepse me fort e deshem nga te tjeret.
1964(ne burg)

***
gezimn’ e dashurise syzezes a sykaltres
ia falim krejt,asgje per vete s’mbajme;
zhgenjimn’ e dashurise me mikun me te afert
mundohemi vellazerisht ta ndajme;
kurse kujtimn’ e saj e fshehim diku thelle,
porsi kopraci i prrallave thesarin,
dhe kycim dyert mire kur vemi e perkedhelim,
se trembemi mos vijne e na e marrin.
1984
***

L.Poradecit
“Naimi preu shkurret,shkuli ferrat,
pastaj qilizme truallin punoi;
fidanet mbollen me durim te tjeret
dhe vreshti i bukur shpatin gjelberoi.
kur vajta une atje–me tha Lasgushi,
nje mbremje buze gjolit tek shetisnim,–
hardhite kishin lidhur vile rrushi,
por,kemi etje,dukej sikur flisnin.
ahere c’bera? neper shkemb te malit,
nje brazde hapa deri te burimet
dhe me se fundi,ujerat si kristali
u derdhen neper te me mermerime.”

si tha keto mbeshteti te dy duart
permbi bastun,dhe shtoi si neper lote:
” e keni rradhen ju per ta punuar
kete te bukur vresht,pa shok ne bote.
ta rritni te shendetshem,ta selitni,
ta doni si thesarin me me vlere;
dhe neve,qe aty e lame shpirtin,
na sillni neper mend ngandonjhere!..”
1989

NETES (1958)
Kushtuar P.J.
Kaq e shtrenjte kurre s’me je dukur,
Ti vertet nuk paske shembellim!
Ah, moj Neta, syte e tu te bukur
Cmendurisht I deshte miku im!
Nese kete cast I ngrysur meta
Duke te veshtruar ty keshtu
Ti mos m’u cudit aspak, moj Neta
Me kujtuan mikun syte e tu

Sa deshire do te kisha sonte
T’ju veshtroja bashke qe te dy:
Vetem ta degjoje te kendonte
Vargjet qe me zjarr t’I thuri ty!

Ndoshta sot, qe vite pas la jeta,
Miku prap ne shpirt te mban diku…
Ish e bukur dhembja e tij, moj Neta,
Aq sa c’jane edhe dy syte e tu
***
Gjithe fusha humbi neper mjegull
E brengosur hena e plote ndrin
C’po me thua, moj fatlumja pjergull
Qe mbi gjoks te plepit shushurin?

Ti, perbri cdo druri te te mbillnin
Do ta dridhje shtatin plot harbim
S’do te ndieje brenga te te ndrydhnin
Se ti s’njeh as mall, as pikellim

Por, e shtrenjta ime larg, moj pjergull
Bri nje tjetri, brengen s’permban dot
Tret veshtrimn’ e dhembshur neper mjegull
Edhe, mbase, fshehtas qan me lot
1960

***
Ne fshehtazi shkembejme shpesh veshtrime
Po sot nje hon i thelle po na ndan;
Ne fund te tij, si foshnjeze jetime
Me dhembje dashuria jone qan

Pa ditur se perse, pa lot, pa fjale
Pa puthje, ne u ndame neper terr
Pasionet u roniten me ngadale
Dhe humben ne nje mjegull plot mister

Dhe sot, qe me pendim, me mall a vojtje
Te shkuaren sikush ne shpirt permban
Ne heshtim kryeulur e me drojtje
Si vjollca, anes honit qe na ndan
1961

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com