Java e Ali Pashë Tepelenës - Panair, Kulinari, Etnografi dhe Konferencë Shkencore në Çeljen e Sezonit Turistik!

Në sheshin e madh të Tepelnës, kthyer në shëtitore moderne, u organizuan disa veprimtari me rastin e çeljes se sezonit te ri turistik.

Nje nga veprimtaritë e mirë organizuara, ishte ajo kushtuar figurës së Ali Pashë Tepelenës ku u mbajten referata e tema që ndriçuan jeten dhe kontributet e Pashait të Tepelenës për çështjen kombëtare.

Këtu u tha se projekti për zhvillimin e turizmit ne Tepelenë do vazhdojë me investime te reja ne kalanë e qytetit per ngritjen e muzeut dhe përmiresimin e mjediseve që Fortesa të kthehet në një vend sa më terheqës për turistët.

Sezoni i ri turistik u shoqërua me panair, ekspozite kulinare, promovime te vlerave etnografike e kostumografise te krahinave, koncerte te grupeve popullore ne te cilat u perfshinë edhe vizitore vendas e te huaj.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com