Histori Suksesi - Kevin Shoshaj, si u bë shef kuzhine në Dhërmi nga Albanian Chef Academy

Studimet për Kevin Shoshaj pranë Albanian Chef Academy 4 vite më parë kanë rezultuar me një sukses të admirueshëm.

Me mbështetjen e vazhdueshme që akademia e kulinarisë Albanian Chef Academy jep duke asistuar dhe mundësuar deri në punësime e specializime të ndryshme si brenda dhe jasht vendit, ai ngjit pak nga pak shkallët gastronomike duke përvetësuar ne menyrë të shkëlqyer profesionin e Chef-it të kuzhinës.

Prej 2 vitesh tashmë ai drejton kuzhinën e një prej hoteleve më të sukseshëm në jug të Shqiperisë në Dhërmi. Sfida e radhës për të është shumë e veshtirë por edhe tepër emocionuese. Kevin do jete asistent profesor me kohë të plotë pranë akademisë Albanian Chef Academy.

Themeluesi i saj, Chef Alban Veliu, thotë se ingredienti kryesor i suksesit eshte pasioni.

Ai vetë që në moshë 15 vjeçare ndoqi një kurs per kuzhine në Gjirokastër dhe sapo mbushi moshen madhore vazhdoi studimet në Itali për artin e kulinarise ku ariti të drejtoje edhe nje nga restorantet me ne zë ne Potenza.

Pas nje eksperience disa vjecare aty ai vendosi te kthehet ne Shqiperi ku filloi profesor kuzhine prane Qendres se Formimit Profesional Publik nr 4 ne Tirane. Ne vitin 2015 behet themelues i Albanian Chef Academy ku dhe nga aty shperndan te gjitha njohuritë mbi artin kulinar.

Albanian Chef Academy kontribuon vecanerisht për përgatitjen profesionale të studenteve te cilet certifikohen për për t`i dhene një mbështetje teper te vyer turizmit Shqiptar me standarte sa me te larta në përgjigje të kërkesave dhe nevojave te pushuesve vendas dhe te huaj.

Ashtu si Kejvini edhe shumë të tjerë ia kanë dalë të fitojnë një zanat të vyer e me shumë potencial për një vend ku turizmi eshte primar.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com