Hasan Çipi - Të Pathënat e Gjirokastritit që Bënte shumë Zanáte si Furxhiun, Kafexhiun dhe Këpucarin!

Pak burra në Pazar kane ushtruar 2 e 3 zanate…

Kujtohen disa po njëri prej tyre, Hasani, ndarë nga jeta ne Vlorë, është djali i Bejtash Çipit.

Për të tregojnë se bënte furxhiun, kafexhiun dhe këpucarin. Bukur e shtruar këndonte dhe këngën gjirokastrite.

Këpucarin e qante, më i kërkuari në Pazar. Me shtëpi afër, në Palorto, punonte dhe në shtëpi. Pagesën e kërkonte paradhënie, po me një klient, dhëndur i ri, më pas hoqi, se i hëngri gjuha dhe u ra këmbëve, po në mënyrën e tij edhe pse nuk futi gjë në xhep, dufin e mbledhur e zbrazi, e bëri copa copa.

Ja keshtu: ndesi. Dhënduri iu lut të paguante një muaj me vonesë dhe ai, i ndodhur ngushtë, pranoi.

“Dua këpucë që të këndojnë”, i kishte thene ai.

Dhe usta Hasani ashtu i beri “Këpucë po këpucë të papara që kërcisnin e “këndonin”, sa ranë në sy në gjithë Pazarin.

Këpucë më të mira Usta Hasani s`kish bere ndonjehere. Mbi faqet e llustruara dhe anët e qepura kish derdhur gjithë talentin e tij.

Dhënduri, që në provën e parë, la kokën mbi këpucë. I veshi dhe, me plot urime e falënderime për Usta Hasanin iku per t`i kaluar një muaj rresht para dyqanit po pa e paguar.

Usta Hasanin nuk e mbante dyqani, i kercisnin dhembët nga inati. Nje ditë iu frynë fufat keq.

“ Eja pa më she …! i tha vetes dhe i doli përpara: “ More djalë, pa hiqi një çik këpucët që t`i ngrë volumin, të dëgjohen më shumë!!”

Tjetri xhveshi këpucët dhe Usta Hasani, ne sy të botës, që ta merrnin vesh të gjithë, me thikë i bëri ato copa copa.

“ Ec kapardisu tani me këmbët e tua po jo me këpcët e mia!” i tha duke i kthyer kurizin.

Në Pazar Usta Hasanin e njihnin të gjithë dhe e mirëkuptuan për gjestin. Mbahej krenar e askënd nuk pranonte ta shkelte me këmbë.

S`vuante vetëm ai nga kjo “semundje”. Siç thone, në ato kohë, jo nga fodullëku po nga krenaria, vuante i gjithe qyteti. Edhe ai me burra bashkë!

Burimi: Kujtime nga Luan Çipi, shkrimtar.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com