Grupi Polifonik “Argjiro” 20 vjet me Koncerte edhe për Grupet Turistike që vizitojnë Gjirokastrën

Grupi i njohur polifonik “Argjiro” me udheheqes Roland Çenko ”Mjeshtër i Madh” që pëlqehet jo vetëm nga publiku vendas por dhe turistët nga vende te ndryshme të botës ka krijuar traditë në prezantimin e polifonisë së qytetit.

Grupi ka mbi 20 vjet që, mbi bazën e kërkesave të Agjensive turistike vendase dhe ato nga bota, jep koncerte për grupet turistike.

Agjensitë në programin për njohjen e turistëve me vlerat historike e arkitektonike të Gjirokastrës kanë dhe zgjedhjen e vendeve për ndjekjen e koncerteve në oborret dhe odatë e shtëpive karakteristike si në Zekate, Skëndulaj, Babameto, restorantet dhe bar-kafetë e Qafës së Pazarit, në ambientet e Kështjellës, në Parkun Arkeologjik Antigone, qytetin e Libohovës dhe ne monumente kulturore të fshatrave.

Agjensitë lidhen me grupin ne adresen në fb “Grupi polifonik Argjiro Gjirokaster” si dhe në zgjedhjen e repertorit në kenget e grupit te hedhura në Youtube.

Grupet turistike kane vleresuar mënyren e te kënduarit të grupit “Argjiro” me dy hedhje dhe ndryshimin e roleve gjatë interpretimit të këngëve të kurbetit, lirike, të dasmës tradicionale, ato të reja që përmbajnë traditën, avazet gjirokastrite dhe folklorin e trevave te tjera.

Grupi “Argjiro” me lider marrës Roland Çenko, Shkelqim Seiti kthyes, Kastriot Çenko hedhës, iso Llambro Ballo, Ferdi Sino dhe Alvaro Çenko si mbartës i vlerave më të spikatura të polifonisë Gjirokastrite, ka marrë pjesë në tre Festivale Folklorike Kombëtare dhe koncerte në mjaft shtete të Evropës si në Itali, Greqi, Zvicër, Francë , Gjermani etj.

Grupi me shtrirje brenda dhe jashte vendit ka këtë asdresë: Në FB “Grupi polifonik Argjiro Gjirokaster”,
nr tel.0698122222 dhe Email: grupiargjiro@gmail.com

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com