Gjirokastra me pamje piktoreske dhe me shumë lule!

Gjirokastritet i kane dashur dhe i duan lulet. Avlite dhe penxheret jane dhe sot mbushur me lule.

Gjenden ne cdo shtepi, ca më shume në ato te vjetrat, me avlira e kopshte.

Po a e dini historinë se si erdhen e kanë mbetur dhe sot disa nga farërat e luleve?

E vërteta është kjo:

Nga nentori i vitit 1923 e disa vite me radhë në Gjirokastër funksionoi Liceu ku jepnin mesim edhe profesorë francezë.

Ata sollën nga Franca libra në gjuhën frënge, mjete mesimore si harta e globe, fletore vizatimi e punëdore, libra me përralla në frëngjisht, kuti me bojra etj.

Profesori Frederik Marshand që u sistemua ne lagjen Manalat ne shtepine e madhe te Elmaz Canit, shtëpi e madhe, me kopshte e avlira, me pamje piktoreske dhe me shumë lule, mbolli në vazo e poce dhe në anët e avlisë disa lule të reja, farërat e të cilave i solli nga Franca.

Si ai veproi edhe profesori tjeter francez Liezëni, pasionant pas natyres, luleve dhe pikturave. Shpërndau në disa shtepi farëra dhe i mësoi liceistet kur dhe si t`i mbillnim dhe t`i ruanin, si luledredhëza, mëllagë të kuqe, manxuranë etj, të gjendura edhe sot në lulëzim në vazo e poce, avli e kopshte.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com