BYREK ME KUNGULL I LYER ME SHEQER - Nga Mjeshtri i "Turizmit" Vasil Xhumbi!

BYREK ME KUNGULL I LYER ME SHEQER

Pergatisim brumin per petet. Brumin e ndajme ne 24 pjese te barabarta dhe secilen pjese e bejme pete te vogla sa nje pite.

Secilen pete e lyejme persiper me yndyre dhe i bashkojme 4 nga 4 duke i hapur sa madhesia e taves. Lyejme taven me yndyre dhe vendosim ne te pese pete te lyera me yndyre.

Mbi peten e peste shtrojme mbushjen me kungull, te cilen e pergatitim duke kripur kungullin e grire dhe e leme ate ne qetesi per 3 minuta,e shtrydhim kungullin, shtojme 2-3 luge gjelle yndyre, sheqer (sipas deshires) arrat e shtypura dhe kanellen, te cilat i perziejme te gjitha se bashku.

Mbushjen e mbulojme me peten e gjashte, e presim me thike ne forme rombi ose katrore dhe e pjekim ne furre ne nxehtesi mesatare. E nxjerim nga furra, e sperkatim persiper me sheqer dhe e sherbejme.

Përbërësit:

Miell 600 gr,
uje 375 gr,
vaj 250 gr,
uthull 15 gr,
kripe 7gr,
kungull i grire ,
1000 gr ,
arra te shtypura 80 gr ,
kanelle 2-3 gr

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com