Zbulimi dhe Mjekimi i Kualifikuar i Sëmundjes nga Mjeku i Njohur Hodo Çelo i dha Jetë të Dytë Gjirokastritit Miho Kabili!

Në pranverë dhe në ditët e nxehta të verës, Porten e Shtepisë të Niko Kabilit në Pazar te Vjeter rrezet e diellit e zënë të plotë. Aty pleq të lagjes e me ta bashke dhe i zoti i shtëpisë Miho Kabili, kujtuar dhe sot njeri i mire e i respektuar në lagje, llogaritar i parë ne kohe te vet ne fabrikë të cigareve, kalonin orë në qetësi e muhabete vendi.

Mihua, për shume vite vuante nga Anemia (Pagjakësia). Historia e semundjes dhe jeta e dyte e tij ka lidhje me sherbimin mjekesor që mori nga mjeku i njohur Hodo Çelo, nga të parët kandidat i shkencave Mjekësore ne Gjirokastër.

Në vitin 1970, nga një vizitë rutinë, kur te tjere nuk i kishin dhënë shpresë, mjeku Hodo Çelo e shtroi në spital.

Ai i zbuloi llojin e Anemisë dhe me mjekim të kualifikuar e ngriti nga shtrati.

Një situatë e tille ishte befasuese per familjen, lagjen dhe njerezit që e njihnin: ditet e jetës Miho Kabili i kalonte ne veshtiresi, brenda ne kuzhine, me pak sehir e muhabet vetem ne pranvere e oret e vona te veres tek Porta e Shtepise. Por shpejt ai doli nga kjo situate.

Pas shumë vitesh, i “mbyllur” brenda në shtëpi, rrugën nga Sheshi i Çerçizit per ne shtepine e tij në Pazar të Vjeter e bëri në këmbë.

Njerëzit që ia dinin hallin, mbeten te befasuar, ca me shume ata në lagje, kur e panë te futej në shtëpi i pa mbeshtetur ne krahun e Poliksenit, bashkeshortes dhe fëmijëve, Nikos dhe Fotinisë.

Ps kësaj, falë mjekimit te kualifikuar dhe shendetit që mori, punës kembengulese te mjekut që e mbajti në vazhdimësi nën kontroll si rast të veçantë, Miho Kabili kaloi jetë të mirë e të qetë. U bë zot i vetes. Nuk mbahej me nga krahu, as mbeshtetej ne muret e koridorit per te shkuar ne dhomen e gjumit, nuk priste ushqimin tek oxhaku i kuzhines se vogel, hidhte pa druajtje dhe ndonje gote raki e pinte nje kafe me shume, televizorin e ndiqte dhe ne oret e vona, ndihej ne kembë e i fortë, i sherbente vetes.

Kështu shkuan shumë vite. Moshatarë që më parë e ngacmonin dhe i thoshnin me shaka “behu gati për në Vasiliko” Ai i “vuri përpara”.

Thonë dhe falënderojnë dhe sot në Pazar të Vjetër: “Falë jetes së dytë që i dha doktori i njohur Hodo Çelo!”

Dr. Hodo Çelo (në foto majtas), megjithëse në pension, vazhdon te punoje ne spitalin rajonal te Gjirokastrës. Si mjek profesionist dhe i vjeter nga Ministria e shendetesise eshte nderuar me “Çertifikatën e Mirënjohjes” për kontributin e dhënë ne vite në shërbim të qytetarëve.

Shpërndani artikullin në rrjetin tuaj social duke klikuar te ikona e saj!
/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali pa leje dhe pa citimin: GjirokastraOnline.com