Valltaret e Famshme të Shkollës së Mesme të Dervicianit të vitit 1977!

Sa shume bukuri, freski dhe pasterti ka ne kete foto!

 

Janë Vajzat e Dropullit në valle, të pikuara ne bukuri, kostumet dritë me qëndisma ari, floririn në ballë e në gjoks.

 

 

Kështu duken, valltaret e famshme te shkollës së mesme te Dervicianit që përgatiste mësuese Kica Ikonomidhi nga viti 1977 e në vazhdim:

 

Neraida Laci, Vera Guxo, Zoica Thjako, Eleni Boboli, Vito Pasko, Antigoni Kuco, Natasha Guxo, Eli Liti, Eli Kotro dhe Anna Mano.

 

Të shquara në skenën e fshatit, ne ate te kalasë së festivaleve, Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, flutura të lehta, me hap të kursyer në çdo levizje plot hijeshi, ishin ylli dhe balli i “Valles së Nuses” e të tjera potpuri vallesh të vlerësuara edhe me çmime kombëtare.

 

Në vite, valltaret e 1977 te shkolles se Dervicianit nuk u ndanë nga vallet e bukura te krahines, i luajtën, i ruajtën dhe i përcollën tek valltaret e reja që sot i kercejnë po aq bukur si ato dikur me te gjithe elementët edhe pse në rrugëtim e sipër marrin motive dhe tematikë nga jeta e sotme ne fshat e krahinë.

 

Sot “Vallja dropullite e vajzave” që ato kanë luajtur hijshem dikur, është vlerësuar ndër 7 kryeveprat e Trashëgimisë Shpirtërore Kombëtare, një status i veçantë që i është dhënë kësaj pasurie për mbrojtjen dhe zhvillimin e saj.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com