Vajzat me Gërsheta të Gjirokastrës që Ngjallnin Kureshtje dhe Zili!

Për shumë vajza dhe gra të qytetit te Gjirokastrës, nga vitet 60-të e larte ka qënë në modë mbajtja e gershetave të gjata, pjesë e modës për një kohë të gjatë.

 

Vajzat me Gërsheta, siç quheshin, kur dilnin nga shtepia ngjallnin kureshtje e zili. Dëshironin dhe të tjera t`i mbanin flokët gërshetë, por ndoshta nga mungesa e gjatësisë së flokëve apo dhe shkathtesia për thurrjen e tyre, i mbanin te shkurtëra.

 

Gërshetat e hedhura pas supit ne Gjirokastër mbetën në modë për një kohë të gjatë dhe ato që i mbanin kanë qenë të adhuruara.

 

 

Siç shprehet një e moshuar, dukeshin te bukura, te veçanta dhe interesante.

“Kanë shkuar shumë vite –thote ajo, dhe më vjen keq që emrat e tyre më kanë dalë nga mendja, por një gjë është e vërtetë: Stili i tyre në mbajtjen e flokëve ishte i veçantë dhe s`kish gjë të përbashkët me tendencën e modes së flokëve në ato vite. Dallonin në mbajtjen e flokëve gershetë por dhe në veshje. Ato dukeshin shumë të bukura!”

 

Flokët Gërshetë, si zgjidhje e thjeshtë dhe e bukur për të patur sy e pamje te vecantë tëk të tjerët, duket se tani nuk janë në trend, në “plan të parë” të modes mbi modelet e flokëve.

 

Kështu mund të themi që pak vajza i preferojnë dhe tendencë mbetet thurrja e tyre ne menyra te tjera, të ndryshme.

 

Nuk po harrojmë të kujtojmë se “flokët gëshetë”, ca vite me pare kanë qënë në modë dhe ato i preferonin këngëtarë e artistë të njohur të skenës dhe kinematografisë shqiptare dhë të botës.

 

 
POSTIMET MË TË FUNDIT

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com