“Vagonat” e sheshit të Çerçizit, aty ku pushonin gjimnazistët dhe komentonin veshjet e vajzave, modë që "vinte 1 muaj më vonë nga Tirana"

Nga vitet 60-të e lartë, Sheshi i Çerçizit ishte skena ku shetitej dhe “parakalohej”; ciftet e vjetra ziheshin nga krahu dhe ato të reja, te porsa fejuar, të padeklaruar më parë për lidhjen, ziheshin nga gishtat e dorës, shenje që fliste për te gjithë, se nga xhirua e parë e në vazhdim, tani dashuria apo lidhja me krushqi, nuk mbahej më e fshehtë. Merrej vesh nga të gjithë, lajm që përhapej me shpejtesine e erës në çdo familje gjirokastrite.

 

Gjirokastra në ato vite nuk ishte ajo që është sot, me Gjirokastrën lart dhe Gjirokastrën poshtë, në 18 shtatori!
Veç sheshit që ishte gjithmonë i populluar, nga mengjesi në mbremje vonë, vend pushimi, radhë –radhë, ishin “vagonat e gurtë”. U quajtën kështu kur u ndertua Hotel Çajupi që dikur quhej Turizmi.

 

 

Nuk dihet dhe sot autori, ka mbetur anonim, ai që i emërtoi “Vagonat e sheshit të Çerçizit”. Po një gjë është e sigurtë, se ato mbetën “vagona të gurta” për të pushuar, për të bërë sehir, sic thuhej nga të moshuarit por dhe gjimnazistët që zinin radhë e gjurmonin vendet më të dukshme për te ndjekur xhirron tradicionale te mbremjes që vazhdonte nga Qafa e Pazarit, në shesh dhe 50 a më shumë metra poshtë shtëpisë së Dr. Kalivopullit, sot selia e Konsullatës greke.

 

“Vagonat” e sheshit të Çerçizit zakonisht populloheshin nga fillimi i pranveres deri në dalje te vjeshtes. Ne stinen e nxehte te veres pushimi në to vazhdonte deri rreth ores 10 sa zbrazej sheshi nga xhirrua dhe në taracën e Turizmit pushonte dhe melodia e fundit e orkestres që luante pjese ritmike e instrumentale dhe ndonje melodi nga Argjentina e Brazili i largët.

 

 

Për të pushuar tek vagonat, radha zihej si tek kasapët, për mishin apo peshkun e Jonit që vinte nga Saranda. Një pjesë ishin abone, këta pleq por dhe mësues, ndërsa gjimnazistët, ndryshe nga vajzat, pa kostumin e shkollës, përparëse e jakë të bardhë, që dy e nga dy i bashkoheshin xhirros, me djemtë ndodhte ndryshe. Që nga vagonat ku pushonin komentonin veshjet e tyre, sipas stines dhe modes, por që kjo vinte 1 muaj me vone nga Tirana, sic thuhej.

 

Në dimër vagonat e gurtë binin në heshtje, i zinte shiu, mjegulla dhe bora, ne qetësinë e tyre te paqte, ne pritje te pranverës se larget dhe verës së nxehtë. Askush nuk ulej te pushonte. Frekuentuesit preferonin kafet dimerore, Biblioteken e pallatit të Kultures, mjediset e Poliklinikes ne 11 janari dhe këndin sportive në Bashte të Teqesë ku rregullisht sterviteshin ekipe ne volejboll e basketboll që i ndiqnin dhjetra prej tyre.

 

Tani vagonat e Sheshit te Çerçizit, edhe në keto ditë dhjetori, ashtu si nga fillimi i viteve ’90 vazhdojnë të mbeten të zbrazëta, jo si ne ditet e pranveres dhe veres së nxehtë të viteve te shkuara, por që ende sot, me pamjen dhe heshtjen, përsëri flasin, zgjojnë kujtime…

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com