“Trimat” e Lalan Habipit - Mësuesi që Modeloi Nivel të Lartë në Mësimdhënie dhe Përgatitjen e Talenteve të reja në Futboll

Lalan Habipi kujtohet mesues profesionist i edukimit fizik, futbollist dhe trajner i talentuar, prind i dashur dhe personazh publik i vleresuar nga nxenesit e shkollave dhe sportdashesit gjirokastrit.

Mesuesja e Merituar Tonine Hido ne librin “Pertej gjysem shekulli.. si nxenese dhe mesuese” per ish kolegun e punes, mesues Lalanin, veç te tjerave shkruan:

“I mrekullueshmi, i palodhuri, i paharruari Lalan Habipi. Ky mesues modeloi, me plot fjalen, nje personalitet i arsimit ne rreth per nivelin e larte te mesimdhenies me seriozitet te vazhdueshem; perkushtim ne detyre dhe kapercimin e suazave që mbyllin oren e mesimit, per te dale ne veprimtari te gjera çlodhese, argetuese dhe te kalitjes se nxenesve.

Te gjitha i provoi me gatishmerine e admirueshme per t`u gjendur perhere prane femijeve, gezimit e nevojave te tyre ne kohen e lire. Ne marshime – printe Lalani, ne garat per vende te para – pergatiste Lalani; ne manifestimet sportive dhe festivalet e lojrave popullore- me “ trimat” e shkolles “ 29 Nentori”- në balle Lalani”.

Po cilet ishin trimat e kesaj shkolle që bene emer e mbeten yje te futbollit gjirokastrit, zbuluar dhe zhvilluar talentin edhe nga mesues Lalani?

Kujtojme: I pari, i paarritshmi dhe i paperballueshmi Sefedin Braho, që me lojen e tij befasonte brenda e jashte Shqiperise, i dyti Bimja i famshem, Lani me pas, Meti e te tjere “ trima ”, talente qe u pergatiten nga mesues dhe trajner Lalani kur ndiqte me perkushtim dhe pergjegjesi ekipin Shpresa te klubit Luftetari.

“Lalan Habipi, thote Sokrat Papadhopulli, komentatori veteran i sporteve ne Gjirokaster, qe sulmues i krahut te djathte; ishte i shpejte dhe driblues, realizonte dhe gola, nderkohe si mesues i edukimit fizik dhe si bashkelagjas ka ndikuar qe disa djeme te dashurojne futbollin duke nisur qe me Sefedin Brahon qe u be simbol i futbollit kundersulmues gjirokastrit.

Lalani luajti ne nje kohe qe futbolli gjirokastrit nuk kish arritur nivel te kenaqshem dhe jo pak lojtare qene kalimtar se vinin ketu per te kryer sherbimin ushtarak, disa duke u stervitur me Luftetarin ktheheshin ne vendlindjet e tyre dhe ishin te konsoliduar, pra Lalani ishte pararendes i atij ekipi gjirokastrit qe pas 1975 per disa sezone u tregua kercenues dhe per ekipet me ne ze te futbollit tone…”

Ylli Shehu, disa vite futbollist me ekipin Shpresa e me vone drejtues i pushtetit lokal kujton se Lalan Habipi vec që ishte nje mesues i palodhur i edukimit fizik, me marredhenie shume miqesore me nxenesit dhe futbollistet e rinj, por ishte dhe nje prind shembullor, i kujdesur per mbarevajtjen, arsimimin e te ardhmen e femijeve.

“Vajza e tij, Arjana, kujton Ylli, ishte nxenese e shkelqyer, e cilesuar me e mira e matures ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv njezeri u vendos qe te merrte burse dhe te vazhdonte fakultetin e mjekesise”.

Arjana Stojku sot, vajza e Lalanit, mjeke specialiste ne qendren shendetesore te specialiteteve nr 2 ne Tirane, ndihet krenare per kujtimet dhe emrin e mire te prinderve, per sakrificat e perkushtimin, dashurine e sjelljen e tyre shembullore që ndikuan ne edukimin, formimin e pergatitjen e saj per jeten.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com