Me thike pa frike, me bixhak pa merak! - Pjepri i famshem i Goranxise qe shitej me "kaul"

 

Deri afer vitit 1966, ne Bashte te Teqese te qytetit te Gjirokastres tregtohej edhe pjepri i famshem i Goranxise, frut i madh,  i embel dhe aromatik.

Kishte kete emertim sepse ne tokat e ketij fshati ishte pershtatur shume mire. Ishte me lekure gati te verdhe ne portokalli. Sot ka humbur si kultivar vendi.

Nuk dihet prejardhja.Sipas specialisteve origjina e pjeprit eshte nga Azia, me sakte nga Persia dhe pastaj ka ardhur ne Mesdhe.

 

Ne treg, pjepri dhe shalqiu shiteshin me “kaul” dhe reklamoheshin  me keto fjale:  “Me thike pa frike, me bixhak pa merak!”. Bleresi paguante nese  dilnin te embel, praktike e papranuar sot edhe ne tregun fshatar.

Ne ato vite ne Gjirokaster kultivohej edhe nje lloj pjepri gjithashtu shume i embel dhe me peshe 2-4 kg me lekure te bardhe. Per kete flitej se fara ishte sjelle nga Amerika, sic erdhi me vone dhe nje varietet tjeter, bullgar, edhe ai pjeper i embel, i garantuar per embelsi dhe vlera te tjera.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com