Themeluesi Shkodran i Skautizmit në Gjirokastër me Ekskursione në Malin e Gjerë e Çajup!

Themeluesi i Skautizmit në Gjirokastër më 1929 eshte Pashuk Huk Ndokilla nga Shkodra. Skautistët janë një lëvizje e te rinjve pa dallim ngjyre, seksi, kombesie e besimi, themeluar nga gjenerali britanik Robert Baden Powell.

 

Pashuku, shkodran, mesues i shkolles teknike pranë Liceut te qytetit, ngriti grupin e parë të gjurmuesve gjirokastritë dhe organizoi ekskursione në natyrë, në Malin e Gjerë, në Çajup dhe pika të tjera malore veçanerisht ne periudhën e dimrit.

 

 

Ai orkestroi dhe hymnin e shkolles, pasazhe te se ciles jane vargjet:

 

“Vraponi djelomca se fryni sirena,

N’shkollen teknike gjith’ shpresat i kena,

Atje asht foleja, asht djepi i rinisë,

Ku mesohet e rritet husdaja e Shqipërisë”.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com