Teli Stefani, Aktori i Njohur i "Përrallë nga e kaluara" apo 'Xhaxhi Veterani' i emisionit te fëmijëve të Radio-Gjirokastrës

Me këtë rol aktorin e njohur Teli Stefani që tre vjet me pare, më 11 Janar 2015 u nda nga jeta në moshë 84 vjecare, e kujtojnë fëmijët dhe të rinjtë e viteve `70 e larte kur Ai, para mikrofonit te Radio-Gjirokastrës, ishte “Xhaxhi Veterani” i emisionit te femijeve.

 

Artdashësit nga i gjithë vendi ishin mësuar ta shikonin dhe ta pëlqenin Teli Stefanin në rolet pozitive dhe ato negative që ai luante ne filmat artistikë, ne skenën e teatrit kombëtare si pjesë e grupit të teatrit profesionist te Gjirokastrës, ashtu dhe për vite të tëra në skenen e estrades dhe teatrit “Zihni Sako”.

 

Pra, aktori Teli Stefani, sikunder e kujtojmë, ishte dhe “Xhaxhi Veterani” që tregonte per dëgjuesit e vegjël, histori dhe ngjarje te luftes partizane, shembuj të patriotizmit, atdhedashurise dhe akte trimërore të dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit. Në bashkebisedim me dy apo tre femije, pjese e emisionit, Teli Stefani, interpretonte me origjinalitet kete rol, me zë të qarte e të kumbueshëm, tërheqës që i mbante dëgjuesit e vegjël pranë radios.

 

Kështu, një ditë, disa fëmijë, kureshtarë për të njohur nga afër “Xhaxhi Veteranin” e Radios, ngjitën shkallët e drunjta të godinës në krye të lagjes Varosh (tani e djegur dhe e braktisur) të takonin xhaxhi veteranin që “mburrte“ veten dhe shokët e tij partizanë.

 

“Duam xhaxhi veteranin” thanë fëmijët dhe, kur mësuan se ndodhej në “shtëpinë e tij te punës”, në skenën e teatrit, nxituan për ta takuar. ‘Mirëseerdhët, u tha xhaxhi veterani’, ndërsa fëmijët e shikonin me vëmendje e me dyshim. Nuk u besonin syve. Ata e kishin menduar dhe përfytyruar ndryshe xhaxhi veteranin. “Ua, po ti vetëm nga mustaqet je Xhaxhi Veteran!”, ishin shprehur fëmijët për aktorin e njohur.

 

 

Teli Stefani lindi në fshatin Lliar te krahines malore te Zagorisë. Me vitet e luftes partizane e lidhën rolet me filmat me tematike te tille përkrahë dhe aktorëve më të mirë të filmit artistik shqiptar. Si aktor i dëgjuar, i vleresuar edhe me cmime e tituj, ka karriere te pasur artistike, fillimisht si amatorë në skenën e thjeshte te Kucoves, pastaj vite me radhe në ate të estradës dhe teatrit profesionist të qytetit, në role te para e të dyta, komedi e drama, bashkë dhe me aktorë dhe regjizore të mëdhenj te filmit shqiptar Piro Mani, Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika etj., vleresuar ne role që i janë përshtatur si në filmat “Njeriu me top”, “Liri a vdekje”, “Koncert në vitin 1936”, “Dritat e qytezës”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Dasma e Sakos” etj.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com