"Tek Parku Rinia" - Atje ku bëhej dashuria, dhe çiftet "cimbisnin njëri-tjetrin"!

Në Gjirokstër, nën Agjensinë e Vjetër të Udhëtarëve, në faqen e kodres poshtë Mullirit përballë me lagjen Hazmurat, në vitin 1967 me vendim te Komitetit te Qytetit u ndërtua një park i ri që mori emrin “Parku Rinia”.

 

Për ndertimin dhe shtimin e siperfaqes së gjelberuar, u punua në disa te diela radhazi nga rinia shkollore, punetore, administrata dhe punetoret e ndermarrjes komunale te gjelberimit.

 

U mbollën disa qindra pemë dekorative,kurora me lule shumëngjyrëshe, u vendosen stola,tavolina druri dhe u ngritën mjedise te tjera çlodhese.

 

 

Poshtë kodrës së lagjes Hazmurat u hap gjithashtu rruga që është dhe sot nga ajo nacionale, tek 7 krojet, ne shtepine e pionierit e ne Pazar, lehtesi per banoret por vecanerisht per punëtorët e fabrikes se lekureve.
Nuk kujtohet te jete bere ndonje perurim, po radioja lokale Gjirokastra foli disa here duke e propaganduar parkun si nje nga “dhuratat e partise per edukimin dhe clodhjen e kulturuar te rinisë”.

 

Frekuentuesit e pare te parkut ishin grupe me gjimnazistë dhe pedagogjikas, më pak punëtorë, fëmijë e të moshuar. Më pas nisi braktisja, nuk shkohej nga shumica. Kjo ndodhi nga dita kur u ngrit dhe nje këngë, autori i së ciles mbeti anonim, vargje të së cilës kujtohen dhe sot “Tek Parku Rinia – Atje ku behet dashuria!”.

 

Nga frika se mund të përballeshin me lodrat “erotike” te cifteve, nga Parku Rinia u tërhoqën dhe ata pak te moshuar që aty luanin domino e letrat. Ata zune vend ne stolat e sheshit te Agjensisë, gjoja, në pritje të linjes se autobuzit nga Tirana, po ama, sy e vesh pa larguar nga të dashuruarit që futeshin ne park jo dhe pa druajtje, nje e nga nje dhe vec po dhe dy e dy.

 

Këtu kishin kohë të plotë për te kujtuar kohen e tyre te rinise por dhe te hamendësonin e te fjaloseshin se c`benin ata poshte tyre, ciftet që, të mbrojtur nga deget e pemeve dhe hijet e nates, te qetë e të patrazuar, sipas tyre, “cimbisnin njëri-tjetrin”.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com