Tek Zigai - Biblioteka e Parë në Pazarin e Gjirokastrës!

Ne Pazarin e Gjirokastrës edhe ne kohen e Zogut ka patur dhoma leximi. Pasclirimit të vendit, biblioteka e pare u hap me l945 tek godina e Zigait, sot kati i parë i saj bilardo.

Ne kete bibliotekë të parë fondi i librave nuk ishte i madh, shumica tituj te autoreve sovjetike si ” Ata nuk shtrohen “,” Biri i regjimentit”, « Si u kalit Celiku” ,”Nena ” e Gorkit etj.

Nepunësi i bibliotekës në një fletore shenonte emrat e lexuesve qe terhiqnin libra e ne nje tjeter emrat e atyre te dalluar, me numrin me te madh te librave te lexuara. Deshira per te lexuar ishte e madhe, po tirazhi i librave i paket, ndaj Vaska qe nuk e kishte te lehte te plotesonte kerkesat, porosiste cdo lexues t`i mbanin jo me shume se 2 deri 3 dite. “ Do lexojne edhe te tjeret, prandaj librin mos e vononi!’ ishte porosia e tij.

Me pas biblioteka e qytetit, ndryshoi vend, ne ambientet ku eshte sot tek Obelisku, me drejtor Akile Ikonomidhi, mbasi ambientet tek godina Zigai u bene zyra dhe ne sallen poshte, te katit te pare, mbi rruge, u hapen ekspozita me punime ne dru, veshje e kepuce, prodhime artizanale, nga puna e perbashket e zanatcinjve te mbledhur ne kooperativen e pare te artizanatit, te punimit te drurit, punetorise ushtarake etj.

Më vone me ndertimin e Pallatit te Kultures ,Biblioteka e qytetit u transferua ne disa nga dhomat e saj ku sherbeu fillimisht si drejtor Vangjel Kozmai, Hëna Naka, etj. Biblioteka e sotme eshte ne lagjen Varosh prane shkolles se mesme te muzikes dhe mban emrin “Apostol Meksi”. Ndersa biblioteka e femijeve, që mbn emrin e shkrimtarit “ Tasim Gjokutaj” eshte ne mjediset e qendres Kulturore te fëmijëve “Fato Berberi” poshte sheshit te Çerçizit.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com